☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.80 ▲0.7%
ARI 4,342 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,850 ▼ -2.61% ETH $1,764 ▼ -2.76% XRP $1.1965 ▼ -3.78% SOL $72.2600 ▼ -3.45%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.80 ▲0.7 % ARI 4,342 ▼0.29 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.80 ▲0.7 % ARI 4,342 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Politika

Reagimi i kryeministrit Rama: Ekstremizmi kërkon të imponojë heshtjen përmes intimidimit në rrugë dhe online

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet më të fundit politike dhe protestat në kryeqytet. Kreu i qeverisë ka ngritur shqetësimin për rritjen e presioneve ekstremiste mbi hapësirën demokratike, duke hequr një paralele historike midis lëvizjeve të Evropës së paraluftës dhe metodave që përdoren sot në terren dhe në rrjetet sociale për të frikësuar dhe heshtur zërat ndryshe.

Sipas Ramës, historia dëshmon se strategjia e grupimeve radikale fillon gjithmonë me përpjekjen për të marrë kontrollin e hapësirave publike pa ndjekur rrugët institucionale.

“Një nga mësimet e vyera të historisë është se ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën. Britma zë vendin e argumentit. Rrethimi zë vendin e dialogut. Intimidimi paraqitet si aktivizëm dhe linçimi publik i tradhëtarëve si drejtësi e Zotit në emër të popullit.”, shkruan Rama.

Në analizën e tij, Kryeministri theksoi se ky fenomen është rënduar më tej në ditët e sotme për shkak të kanaleve të pakontrolluara të komunikimit në internet, të cilat përdoren për të organizuar fushata masive denigrimi ndaj individëve që refuzojnë t’i nënshtrohen mendimit të treguar nga lëvizjet e organizuara.

Kreu i ekzekutivit specifikoi mekanizmin që përdoret për të asgjësuar debatin publik:

“Kush nuk mendon si turma bëhet objekt i bullizmit masiv online, i fyerjeve, kërcënimeve, linçimit publik dhe fushatave të organizuara të damkosjes. Qëllimi nuk është debati. Qëllimi është heshtja. Të krijohet një klimë ku njerëzit zgjedhin të heshtin, jo sepse nuk kanë ç’të thonë, por ose sepse kostoja e të folurit bëhet shumë e lartë.”

Rama vuri në dukje se rreziku i këtyre lëvizjeve nuk duhet nënvlerësuar, pasi procesi i gërryerjes së normave qytetare nis gjithmonë me veprime në dukje të izoluara. Sipas tij, historianët bien dakord se terrori i rrugës fillon me akte që duken “të vogla”, siç janë sharjet, intimidimi, poshtërimi publik, marshimet e makinave dhe sulmet ndaj individëve, ndërsa turma digjitale funksionon si një shumëfishues i frikës.

Në mbyllje të reagimit të tij, Kryeministri u ndal konkretisht te pamjet e shfaqura gjatë protestës së fundit të zhvilluar në qendër të kryeqytetit, duke publikuar edhe një video shoqëruese.

“Videoja më poshtë nga qendra e Tiranës mbrëmë flet vetë dhe është një tjetër pasqyrë ku mund të shihet çdokush që sheh qytetari demokratike në fjalorin e kësaj proteste, që nga tribuna e sharjeve, tek koret e linçimeve dhe ulërimat e marshuesve”, përfundoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.