☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 01 September 2026
S&P 500 7,632 ▼0.7%
DOW 52,776 ▼0.77%
NASDAQ 26,102 ▼1.02%
NAFTA 89.68 ▲4.57%
ARI 4,391 ▼2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $77,171 ▼ -2.13% ETH $2,413 ▼ -2.37% XRP $1.3583 ▼ -1.79% SOL $100.4300 ▼ -3.03%
S&P 500 7,632 ▼0.7 % DOW 52,776 ▼0.77 % NASDAQ 26,102 ▼1.02 % NAFTA 89.68 ▲4.57 % ARI 4,391 ▼2.01 % S&P 500 7,632 ▼0.7 % DOW 52,776 ▼0.77 % NASDAQ 26,102 ▼1.02 % NAFTA 89.68 ▲4.57 % ARI 4,391 ▼2.01 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Kosova

Reagon Bajrami: 53,788 vota nuk janë vetëm privilegj, janë përgjegjësi dhe këtë përgjegjësi nuk ia delegoj askujt

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar pas zhvillimeve të fundit brenda partisë lidhur me procesin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Bajrami ka bërë të qartë se nuk e ka deleguar votën e saj te askush dhe se do të votojë në përputhje me bindjet e saj dhe, siç ka thënë, në interes të vendit.

“Mbështetja që kam marrë nga qytetarët jo vetëm në zgjedhjet e fundit nuk më është dhënë për të qenë numër në Kuvend dhe as për t’ia zgjatur pushtetin Albin Kurtit. Përkundrazi, këtë besim e kam marrë se besoj fort se kam arritë të jem zëri i qytetarëve kundër keqqeverisjes së Albin Kurtit, kam punuar e jam angazhuar për interesin e vendit dhe kam mbrojtur e ruajtur Lidhjen Demokratike të Kosovës aq sa kam mundur”, ka shkruar ajo.

Ajo ka kundërshtuar mundësinë që, në emër të zgjidhjes së krizës institucionale, LDK-ja të bëhet pjesë e një marrëveshjeje që, sipas saj, do t’ia zgjaste pushtetin e përqendruar Kurtit.

“Prandaj, për mua është e papranueshme që sot, në emër të zgjidhjes së krizës institucionale, të bëhemi pjesë e një marrëveshjeje që ia zgjat pushtetin e koncentruar Albin Kurtit. Po, Kosova ka nevojë për institucione funksionale, por Kosova ka nevojë mbi të gjitha për balancë institucionale, kontroll demokratik dhe llogaridhënie”.

Deputetja e LDK-së ka kritikuar përqendrimin e fuqisë institucionale në duart e një partie dhe një personi, duke e cilësuar këtë si rrezik për demokracinë.

“Përqendrimi i pothuajse gjithë fuqisë institucionale në duart e një partie dhe të një njeriu nuk është zgjidhje, është rrezik për demokracinë dhe dëm për shtetin, tashmë e dëshmuar kjo që gjashtë vite radhazi”, ka deklaruar ajo.

Bajrami ka theksuar se është kundër zgjedhjeve të reja, por ka thënë se shmangia e tyre nuk duhet të përdoret si arsye që deputetët të votojnë një marrëveshje të cilën nuk e kanë diskutuar paraprakisht.

Ajo ka kritikuar gjithashtu mënyrën e konsultimit për emrat e diskutuar për president, duke thënë se deputetët e LDK-së nuk janë konsultuar para arritjes dhe publikimit të marrëveshjes.

“Emrat e diskutuar për President të Republikës nuk janë konsultuar paraprakisht me deputetët e LDK-së. Nëse nevojiten votat tona, konsultimi është dashur të bëhet para marrëveshjes, jo pasi ajo është arritur dhe është bërë publike”, ka thënë Bajrami.

Ajo po ashtu ka shkruar se: “Deri në ditën e fundit të angazhimit tim politik do të përpiqem ta përfaqësoj më së miri besimin që më kanë dhënë qytetarët dhe të votoj sipas bindjes sime dhe interesit të vendit.53,788 vota nuk janë vetëm privilegj, janë përgjegjësi dhe këtë përgjegjësi nuk ia delegoj askujt”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.