☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,078 ▲ +0.86% ETH $2,273 ▲ +1.14% XRP $1.2533 ▲ +0.34% SOL $95.0800 ▼ -0.73%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Reagon Pacolli e LVV-së: Presidenti nuk është i një partie, është i Republikës

Megjithëse deri tani nuk kishte reagime lidhur me mënyrën se si do të procedohet me Kuvend dhe çështjen e presidentit, Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje theksoi se për zgjedhjen e presidentit të vendit nuk mjafton vetëm vullneti i një partie apo i një shumice parlamentare.

Ajo në një postim në Facebook shkruan se Kushtetuta dhe vetë natyra e këtij posti kërkojnë një qasje që e përfshin edhe opozitën.

“Presidenti nuk është president i një partie. Është president i Republikës. Prandaj, propozimi i kandidatit duhet të jetë rezultat i një dialogu serioz politik, ku shumica dhe opozita parlamentare duhet të ulen në një tavolinë dhe të kërkojnë emrin që mund të kapërcejë interesat e ngushta partiake”, shkruan ajo.

Sipas saj, opozita nuk duhet dhe nuk mund ta trajtojë procesin vetëm si mundësi për ta bllokuar shumicën.

“Kosova ka nevojë për një president që del nga një marrëveshje që i jep legjitimitet më të gjerë institucionit të Presidentit. Në këtë proces, përgjegjësia është e të gjithëve.

Në fund, nuk është çështja vetëm kush do të zgjidhet president, por si do të zgjidhet dhe çfarë legjitimiteti do të ketë ai president. Tani është koha që opozita të tregojë nëse është opozitë e Republikës apo opozitë e bllokadave”, shkruan Pacolli. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.