Real Madridi mohon zërat për Enzo Fernández: Asnjë kontakt me të, respekt për Chelsea
Real Madridi ka përgënjeshtruar zërat e merkatos që lidhnin klubin e bardhë me Enzo Fernández, përmes një komunikate zyrtare: “Duke marrë parasysh lajmet dhe deklaratat e ditëve të fundit lidhur me interesin e supozuar të Real Madrid C.F. për lojtarin Enzo Fernández, klubi dëshiron të sqarojë se nuk ka ndërmarrë asnjë përpjekje, as direkte dhe as indirekte, për ta transferuar lojtarin në fjalë dhe, për më tepër, nuk ka asnjë qëllim për ta kryer një transferim të tillë.
Real Madrid dëshiron të shprehë respektin maksimal për Enzo Fernández, një futbollist i madh, karriera dhe cilësitë e të cilit janë të njohura gjerësisht, si dhe për Chelsea FC, klub me të cilin kemi një marrëdhënie të shkëlqyer institucionale. Pikërisht për respekt ndaj një institucioni si Chelsea FC dhe në bazë të parimeve të besnikërisë institucionale që udhëheqin gjithmonë veprimet e Real Madridit, klubi e konsideron të nevojshme t’i mohojë kategorikisht këto spekulime të pabazuara, të cilat janë krejtësisht të pavërteta.
Real Madrid shpreh keqardhje që, pavarësisht qartësisë së fakteve dhe mungesës së ndonjë veprimi nga klubi, vazhdojnë të përhapen informacione të pavërteta, të cilat vetëm krijojnë konfuzion te tifozët dhe dëmtojnë pa nevojë klubet dhe personat e përfshirë”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.