☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,530 ▼ -0.98% ETH $2,341 ▼ -2.34% XRP $1.2891 ▼ -1.07% SOL $101.1200 ▼ -2.54%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Referendumi në Katalonjë, 90% duan pavarësinë nga Spanja

Lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont tha se krahina spanjolle fitoi të drejtën për të formuar shtetin e saj pas një referendumi kontradiktor që u trazua nga dhuna.
Presidenti katalanas tha se tashmë është hapur dera që Katalonja të shpallë në mënyrë të njëanshme pavarësinë dhe festa në rrugë nuk ka munguar. Fjalët e Puigdemont u mbështetën edhe nga shifrat e votimit, pasi 90% e votuesve mbështetën pavarësinë. Pjesëmarrja në referendum ishte 42,3%, një shifër që, sipas ekspertëve, ngre pikëpyetje për vlefshmërinë e tij, pasi nuk mori pjesë as gjysma e popullisë me të drejtë vote.
Këto shifra padyshim që nuk i bëjnë përshtypje qeverisë spanjolle, e cila tha se nuk e pranon referendumin që më herët, madje përdori edhe dhunën për ta ndaluar atë, megjithëse nuk ia doli dot. Duke zbatuar urdhërin e Gjykatës Kushtetuese, policia spanjolle përdori shkopat dhe plumbat e gomës kundër njerëzve që donin të votonin, duke plagosur mbi 800 prej tyre, si dhe sekuestroi kutitë e fletët e votimit në dhjetëra qendra votimi.
Evropa nuk mbështet pavarësinë e Katalonjës, por rrudhi buzët ndaj veprimeve të Spanjës, ndërsa shumë ekspertë thonë se me dhunën e ushtruar, Madridi i dha leje për pavarësi krahinës së pabindur. Protesat ndaj dhunës së policisë u zhvilluan jo vetëm në Katalonjë, por në shumë qytete të tjera spanjolle, ndërsa nuk mungojnë as grevat e organizuara për të martën për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.
Lideri katalanas Puidgemont tha se rezultatet e referendumit do t’i dërgohen Parlamentit të krahinës në ditët e ardhshme, për të vijuar me hapat e mëtejshëm, duke e cilësuar pavarësinë çështje të mbyllur, megjithëse duket se kjo dramë ka ende akte për të luajtur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.