☁️
Tiranë 12°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,891 ▼ -0.36% ETH $1,628 ▼ -0.91% XRP $0.9216 ▼ -1.58% SOL $69.9800 ▼ -1.02%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Kronika

Reforma në shëndetësi, Spahiu prezanton 4 projektligjet e reja: MedAL do të garantojë furnizimin me barna

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, prezantoi përpara grupeve të interesit katër projektligjet e reja në shëndetësi, duke iu adresuar edhe pikëpyetjeve të ngritura mbi organizimin e furnizimit me barna përmes shoqërisë publike MedAL dhe rolin e sipërmarrjes private në këtë proces.

Në aktivitetin “Shëndetësia drejt integrimit në BE 2030”, ku morën pjesë ekspertë të BE-së, përfaqësues të industrisë farmaceutike, komunitetit të biznesit dhe organizatave profesionale, Spahiu shpjegoi se MedAL synon të garantojë sigurinë dhe vazhdimësinë e furnizimit të institucioneve publike shëndetësore me barna, përmes koordinimit të fuqisë blerëse, planifikimit më të mirë të nevojave, menaxhimit të stokut dhe krijimit të rezervave strategjike.

“Për pacientin, rëndësi ka që bari i duhur të jetë i disponueshëm në kohën e duhur, me cilësinë e kërkuar dhe me një kosto të përballueshme për sistemin”, u shpreh ministrja.Duke iu përgjigjur pikëpyetjeve mbi rolin e sektorit privat në skemën e re të furnizimit, Spahiu vlerësoi investimet dhe kapacitetet profesionale e logjistike të ndërtuara ndër vite nga sipërmarrja.

“Objektivi i reformës është përmirësimi i funksionimit të sistemit publik. Ekspertiza dhe kapacitetet e sipërmarrjes private janë pjesë e rëndësishme e këtij ekosistemi. Organizimi i ri i furnizimit duhet të mbështetet në transparencë, konkurrencë të ndershme, trajtim të barabartë, paanshmëri rregullatore dhe llogaridhënie”, theksoi Spahiu.

Ministrja sqaroi gjithashtu se autorizimi i tregtimit mbetet parimi themelor për vendosjen e barnave në treg, ndërsa mekanizmat e posaçëm të importit duhet të jenë përjashtime të argumentuara, duke respektuar kërkesat ligjore dhe standardet e cilësisë, sigurisë dhe gjurmueshmërisë.

Paketa e re ligjore përfshin katër projektligje:

Projektligjin për produktet mjekësore për përdorim njerëzor;

Projektligjin për pajisjet mjekësore;

Projektligjin për pajisjet mjekësore diagnostikuese in vitro;

Projektligjin për krijimin e shoqërisë publike MedAL.

Tre projektligjet e para synojnë përafrimin me standardet evropiane të cilësisë dhe sigurisë së barnave dhe pajisjeve mjekësore, forcimin e monitorimit të efekteve të padëshiruara të barnave, lehtësimin e aksesit në teknologjitë moderne dhe eliminimin e procedurave administrative të panevojshme.

“Suksesi i kësaj reforme do të matet me rezultatet në praktikë: aksesin në trajtime, sigurinë e produkteve, vazhdimësinë e furnizimit, besimin tek institucionet dhe përdorimin e përgjegjshëm të fondeve publike”, përfundoi ministrja Spahiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.