🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,154 ▲ +0.65% ETH $2,458 ▲ +0.96% XRP $1.3897 ▲ +0.27% SOL $105.1900 ▲ +1.58%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Politika

Rekordi/ Shqipëria e dyta në Botë për ryshfete; e para Zambia dhe i treti Maroku

Një raport i Bankës Botërore dhe Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), bënë me dije se në Shqipëri, ryshfetet që bizneset vendase e të huaja detyrohen t’u japin zyrtarëve, është shtuar e zgjeruar nga maja e pushtetit, deri te njësitë e vogla të shërbimeve publike lokale.

Në konkluzionet e BB dhe BERZH, ryshfeti në Shqipëri, konsiderohet biznes mes qeveritarëve të çdo niveli dhe biznesmenëve, ku njëra palë jep fonde e pasuri publike me paracaktim e në shkelje të ligjit, ndërsa bizneset që pranojnë, paguajnë në dorë ryshfetin me Cash ose klering.

Në paragrafin për përmasat e korrupsionit, citohet se “biznesi i ryshfeteve” në Shqipëri është zgjeruar përmasa të frikshme dhe i shfrenuar, pas ardhjes në pushtet të qeverisë së socialistëve.

Ky përfundim tronditës, ka dalë nga vrojtimi botëror i sipërmarrjeve, që kryhet nga BB e BERZH në 141 vende të botës; ndërsa të dhënat janë servirur nga MCN, referuar databazës së grupit të vrojtimit, i cili është më prestigjiozi për sondazhet e korrupsionit që hasin bizneset.

Sipas të dhënave, rezulton kompanitë shqiptare, paguajnë mesatarisht 3.1% të xhiros së saj vjetore, si ryshfete te zyrtarët e qeverisë, vetëm për të pasur akses në asetet publike, si dhe për të shmangur shantazhet e gjobat e padrejta.

Aktualisht, kjo shifër e “biznesit të ryshfetit” në Shqipëri, është 3.1 herë më e lartë se në vitin 2013, kur një biznes jepte mesatarisht 0.98% të xhiros vjetore si ryshfet te zyrtarët e shtetit, për të marrë të drejta e shërbime publike e për të pasur siguri.

Sipas vrojtimit të Bankës Botërore e BERZH-it, Shqipëria rezulton të jetë vendi me përqindjen më të lartë të ryshfeteve që zyrtarët e shtetit marrin nga bizneset, me presion pengesash administrative e favore.

Konkretisht, për biznesin e ryshfeteve të bizneseve, Shqipëria renditet e dyta në Botë pas Zambias, ku bizneset japin 5.6% të xhiros vjetore si ryshfet të detyrueshëm; ndërsa në vendin e tretë pas Shqipërisë, është Maroku, ku bizneset japin 3% të xhiros vjetore si ryshfet të detyrueshëm; renditje që tregon, se në Shqipëri biznesi i ryshfetit është më i lartë se në Marok.

Të dhënat e këtij vrojtimi për Shqipërinë, janë bërë objekt i një studimi shkencor nga 4 ekspertë të BERZH, me titull “Korrupsioni dhe rritja e firmave në Shqipërinë e pas vitit 2015”.

Në këtë studim, Shqipëria renditet në mesin e vendeve më të korruptuara të Botës, në një nivel me vendet afrikane, si Sierra Leone, Uganda, Zambia, Mozambiku, Kenia, Ruanda etj., ku korrupsioni me bizneset është biznes i hapur i pushtetarëve, tamam si në Shqipëri.

Ky tregues korrupsioni në Shqipëri, u raportua edhe më 22 mars 2022 në vrojtimin e publikuar nga OKB, ku është shqetësues deklarimi i bizneseve për korrupsionin shtetëror, duke na renditur në vendin e 9 më të korruptuar të Botë për vitet 2019-2021.

Ndërsa DASH në raportin “Klima e  Investimeve 2022 në Shqipëri”, pasqyron alarmin e investitorëve amerikanë e të huaj, për korrupsionin e lartë, ku sipas tyre, është shumë e vështirë të fillosh e gëzosh biznes të qetë në Shqipëri, nëse nuk paguan ryshfet fillestar e periodik te zyrtarët e shtetit./Pamfleti

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.