Renditja e UEFA-s/ Anglia para të gjithëve, më pas Portugalia e Belgjika! Italia larg vendit të 2-të
Italia mban vendin e 8-të aktualisht dhe për një skuadër të 5-të në Champions League sezonin e ardhshëm i duhet një mrekulli.
Pas dy fitoreve dhe dy humbjeve në xhiron e 4-t të Champions League, e enjtja nuk dhuroi ndonjë gëzim të veçantë për Italinë në kompeticionet europiane. Juventusi fitoi në Holandë, por Milani u mund në shtëpi nga Ferencvarosh dhe Atalanta nuk shkoi më shumë se barazimi kundër Kairat.
Renditjen e UEFA-s e kryeson Anglia, e ndjekur nga Portugalia, Belgjika dhe Gjermania. Italia pozicionohet në vend të 8-të dhe diferenca me vendin e 2-të, që ashtu si i pari përfaqësohet me 5 skuadra në Champions League 2027/2028, mbetet e madhe.
Anglia është përpara të gjitha kampionateve, me 9 skuadra në kompeticionet europiane dhe 9166 pikë aktualisht. Portugalia ka 8900 pikë, Belgjika 8400 pikë, Gjermania 8285 pikë. Më pas renditen Turqia, Spanja, Holanda, Italia e 8-ta me 7500 pikë e me radhë Norvegjia, Franca e Greqia.
Klasifikimi i përditësuar i UEFA-s
Anglia 9166 pikë (9/9)
Portugalia 8900 (5/5)
Belgjika 8400 (5/5)
Gjermania 8285 (7/7)
Turqia 7900 (4/5)
Spanja 7875 (8/8)
Holanda 7666 (6/6)
Italia 7500 (7/7)
Norvegjia 7400 (4/5)
Franca 7214 (7/7)
Greqia 7200 (4/5)
Danimarka 6500 (4/4)
Austria 6200 (3/5)
Azerbajxhani 5625 (1/4)
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.