SHBA – Rubio mohon zërat për largimin nga administrata Trump: Me të deri në fund të mandatit
UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH -ANSA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mohuar raportimet se po planifikon të largohet nga administrata e presidentit Donald Trump, duke deklaruar se synimi i tij është të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit presidencial.
Në një intervistë për gazetën “The New York Times”, Rubio hodhi poshtë zërat për një largim të mundshëm, ndërsa shmangu komentet lidhur me të ardhmen e tij politike.
“Të punoj për presidentin Trump deri në fund të mandatit të tij ka qenë gjithmonë plani im. Nuk e di se nga vijnë këto zëra”, deklaroi Rubio.
Ai shtoi se është i kënaqur me detyrën që po ushtron aktualisht.
“E dua punën që po bëj”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.