🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.80 ▼0.94%
ARI 4,027 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,879 ▼ -0.66% ETH $2,315 ▼ -0.76% XRP $1.3015 ▲ +0.73% SOL $100.1400 ▼ -1.41%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.80 ▼0.94 % ARI 4,027 ▼0.29 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.80 ▼0.94 % ARI 4,027 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Reshjet shkaktojnë vështirësi, Komuna e Çairit aktivizon Shtabin e Krizave

Për shkak të motit të ligë qe e ka përfshirë vendin, Komuna e Çairit njoftoi se ekipet komunale, NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Shtabi i Krizave dhe shërbimet e tjera kompetente janë në terren dhe po monitorojnë situatën, duke ndërhyrë aty ku paraqitet nevoja.

Sipas njoftimit, shërbimet do të jenë në dispozicion gjatë gjithë natës për t’iu përgjigjur pasojave të reshjeve dhe erërave të forta.

Njoftimi i plotë:

“Për shkak të motit të ligë që ka përfshirë Shkupin, ekipet e Komunës së Çairit, ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Shtabi i Krizave, si dhe shërbimet e tjera kompetente, janë në terren dhe në koordinim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, duke monitoruar gjendjen dhe duke ndërhyrë kudo që paraqitet nevoja. Shërbimet komunale do të jenë në dispozicion gjatë gjithë natës për të reaguar ndaj çdo situate të shkaktuar nga reshjet dhe erërat e forta. Apelojmë te qytetarët të tregojnë kujdes, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara dhe të bashkëpunojnë me shërbimet kompetente. Qytetarët që evidentojnë drunj të rrëzuar, degë të thyera apo pengesa të tjera në rrugë, luten t’i paraqesin në numrin 112, në mënyrë që ekipet të mund të ndërhyjnë sa më shpejt. Të gjitha ekipet janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë për sanimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës kudo që paraqitet nevoja. Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë”.

Kujtojmë se për shkak të reshjeve të shiut situata është dukshëm e rënduar edhe nëpër disa qytete të tjera, deri më tani janë raportuar përmbytje nëpër disa zona si dhe bllokime të disa kanaleve të ujrave atmosferikë dhe ujrave të zeza.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.