☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,684 ▼0.45%
DOW 52,756 ▼1.23%
NASDAQ 26,392 ▼0.43%
NAFTA 93.43 ▲2.13%
ARI 4,448 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,354 ▼ -0.9% ETH $2,480 ▼ -0.11% XRP $1.4091 ▲ +0.95% SOL $102.9700 ▼ -1.3%
S&P 500 7,684 ▼0.45 % DOW 52,756 ▼1.23 % NASDAQ 26,392 ▼0.43 % NAFTA 93.43 ▲2.13 % ARI 4,448 ▼0.65 % S&P 500 7,684 ▼0.45 % DOW 52,756 ▼1.23 % NASDAQ 26,392 ▼0.43 % NAFTA 93.43 ▲2.13 % ARI 4,448 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

Rezultatet e PISA-s: Nxënësit në Maqedoninë e Veriut mbeten nën mesataren ndërkombëtare

Rezultatet e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve, i njohur si PISA, tregojnë se nxënësit 15- vjeçare në vend vazhdojnë të jenë nën mesataren e vendeve të zhvilluara në 3 fushat kryesore, matematike, lexim dhe shkencë. Në matematikë, nxënësit nga Maqedonia e Veriut kanë arritur 369 pikë ndërsa në lexim 342 pikë. Në shkencë, e cila ishte edhe fusha kryesore e vlerësimit në këtë cikël të PISA-s, rezultati mesatar është 378 pikë. Vetëm 32 për qind e nxënësve në Maqedoninë e Veriut kanë arritur nivelin bazë të njohurive në matematikë, ndërsa në lexim këtë nivel e kanë arritur vetëm 26 për qind e nxënësve. Në shkencë niveli minimal i kompetencës është arritur nga rreth 36 për qind e nxënësve.

Të dhënat e PISA-s për vitin 2025 tregojnë një rënie drastike të rezultateve në lexim dhe matematikë në të gjithë botën.

Gjashtë vendet e para në renditjen e leximit i zënë vendet aziatike si Singapori, Japonia, Korea e Jugut dhe Tajvani. Gjermania është pak mbi mesataren, në vendin e 23-të. SHBA-të janë në vendin e 13-të, Polonia në vendin e 14-të dhe Turqia në vendin e 16-të. Në matematikë, Gjermania është nën mesataren, në vendin e 26-të, vetëm një vend mbi SHBA-në. Te 7 vendet e para janë të zëna nga vendet aziatike, me Estoninë në vendin e 8. Në shkencat natyrore, Gjermania është vetëm 2 pikë mbi mesataren dhe renditet e 23-ta, Turqia ka bërë përparim të konsiderueshëm në këtë fushë dhe tani renditet e 19-ta, një rritje prej 18 pikësh krahasuar me studimin e vitit 2022.

Kjo do të thotë që në fushën e “shkencës” nxënësit kanë probleme në interpretimin e të dhënave të thjeshta ose në deshifrimin e grafikëve. Për sa i përket “leximit”, kjo do të thotë që ata kanë vështirësi në nxjerrjen e informacionit nga tekste të thjeshta. Në fushën e “matematikës”, ata nuk janë në gjendje të kuptojnë marrëdhënien midis njësive dhe çmimit, pra aftësitë themelore të nevojshme për blerjen e ushqimeve.

Si faktor i kësaj rënie, autorët e studimit supozojnë se është mbyllja e shkollave nga virusi COVID-19. Gjithashtu edhe inteligjenca artificiale ka pasur një ndikim si shpërqendrim dixhital te nxënësit dhe një mungesë interesi në rritje për të lexuar libra.I kryer për herë të parë në vitin 2000, PISA konsiderohet si masa më me ndikim e performancës arsimore në botë./Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.