☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Rikthehet ligji për faljen fiskale, propozohet shtyrja e amnistisë për biznesin

Ligji për faljen fiskale do të rikthehet sërish për ti dhënë më shumë mundësi biznesit të përfitojë. Ministrja për sipërmarrjen Sonila Qato në një intervistë për Vizion Plus thotë së në shtator do ti propozojë qeverisë zgjatjen e ligjit, i cili i mbylli efektet e tij në fund të 2017.

“Ne duam ti japim më shumë mundësi biznesit që të mbylli të gjitha aktivitetet të cilat janë pasive prej kohësh. Ligji i 2017 kishte shumë pak afat në dispozicion, ndaj ne do të kërkojmë shtyrjen e tij”.

Por ndonëse nisma është ende në diskutim dhe nuk ka marrë formë të plotë, synohet që të gjendet një mekanizëm për të nxitur biznesit të aplikojë dhe të përfitojë pa kosto.

“Ne duam që puna e administratës tatimore të fokusohet tek bizneset aktive dhe jo tek ato pasive, duam të pastrojmë regjistrat nga rreth 100 mijë biznese pasive që janë ende të databazë. Pasi kjo i shërben edhe ekonomisë”.

Në njëvit të punës si ministre e shtetit për sipërmarrjen, Qato thotë se janë trajtuar me qindra ankesa ku problem kryesor mbetet vakumi ligjor i cili lë vend për keqinterpretime.

“Kemi trajtuar 500 ankesa nga sektorë të ndryshëm. Jemi përpjekur ti adresojmë këto ankesa. Interpretimi i ligjeve mbetet kryesor në shqetësimet e biznesit”.

Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen është një strukturë e cila trajton çdo ankesë të komunitet të biznesit. Deri më tani roli i saj është sugjerues, por me disa ndryshime që pritet të miratohen, ministria do të ndërmarrë edhe iniciativa ligjore në shërbim të përmirësimit të klimës së biznesit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.