☁️
Tiranë 28°C · Vranët 21 July 2026
S&P 500 7,510 ▲0.9%
DOW 52,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,846 ▲1.33%
NAFTA 84.59 ▲2.56%
ARI 4,087 ▲1.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $66,455 ▲ +2.02% ETH $1,924 ▲ +1.33% XRP $1.1585 ▲ +3.65% SOL $77.8800 ▲ +0.39%
S&P 500 7,510 ▲0.9 % DOW 52,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,846 ▲1.33 % NAFTA 84.59 ▲2.56 % ARI 4,087 ▲1.77 % S&P 500 7,510 ▲0.9 % DOW 52,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,846 ▲1.33 % NAFTA 84.59 ▲2.56 % ARI 4,087 ▲1.77 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Opinion

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

 Nga ARTUR AJAZI

Nuk e di pse, rinovimi (procesi zgjedhor brenda PD) më ngjau me protestën e flamingove në bulevardin e Tiranës. Sali Berisha, edhe pse e dëgjon qartazi thirrjen “Berisha në burg” nga kori i protestuesve që personifikojnë flamingot, duket se përtkthimin e bën ndryshe. “Nuk thonë për mua, e kanë me Edi Ramën ata, e di unë”. Ashtu tha dhe bëri edhe me procesin zgjedhor. Edhe me ato pak zëra medemek “kundër” ndonjë emri të veçantë brenda asaj partie, Berisha e mbyllte duke thënë se “nuk e kanë me mua, e kanë me Mulin apo dike tjetër”. Sipas tij “vota në PD është e lirë, e paster, e drejtë, e paanshme”. Njëlloj sikurse thonin “flamingot” në bulevard ditët e para të nisjes së protestës. Të them të drejtën, fillimisht i besova, dhe thashë se “bravo, protesta është oksigjen për demokracinë”. Por kur protesta nisi të bëhej pis dhe të ndotej nga ata që hipnin dhe merrnin mikrofonin dhe shanin me libër shtëpie kryeministrin, ministrat, deputetët dhe çdo socialist, atëhere ndryshova bindjen time. E para, një protestë pa “kokë” drejtuese, dhe pa një grupim organizator, është e destinuar të dështojë, të nëpërkëmbet, dhe të marrë rrugën e keqe. Protesta e flamingove dështoi, qysh kur mbështetjen e pare e mori, jo nga qytetaret, por nga Sali Berisha. Qysh kur mbështetjen e dytë e mori jo nga qytetaret, por nga Mul Noka. Kaq duhej që ajo të zvetnitej, të fironte, dhe të katandisej deri atje, sa ata që merrnin mikrofonin flisnin për banalitete dhe perversitete. Nuk jam kundër protestës. Përkundrazi. Por ata që vinin plisin në kokë, dhe hiqeshin se “jemi të pavarur, kemi program, kemi kerkesa, jemi të vendosur të përfaqësojmë shumicën intelektuale të shqiptareve, pikerisht ata e ndotën atë. Kështu ngjau edhe me zgjedhjet në Partinë Demokratike. I nisi Saliu, i bitisi Mul Noka. Dhe hajde pastaj “të kam rixha”, besoi Saliut, Mulit dhe Tritan Sghehut, votën, pushtetin, dhe Shqiperinë. Flamingot ikën, shtegtuan, mbeti plisi, Saliu, Muli dhe PD e vjetër. Sepse PD të re, as ka, dhe as ka për të patur ndonjëhere.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.