GJYKATA KUSHTETUESE: VAKSINIMI KUSHT PËR QËNDRIMIN E FËMIJËVE NË ÇERDHE
Foto: Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi / Ustavni sud Crne Gore
Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, me shumicë votash 5 me 2, vlerësoi se kushtëzimi i qëndrimit të fëmijëve në çerdhe me vaksinimin e detyrueshëm nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.
Gjykata argumentoi se masa synon mbrojtjen e shëndetit publik dhe veçanërisht të fëmijëve që, për arsye mjekësore, nuk mund të vaksinohen.
Përjashtim bëjnë fëmijët me kundërindikacion të përhershëm mjekësor.
Sipas Gjykatës, kjo masë nuk nënkupton vaksinim me forcë, por parashikon pasoja ligjore për mosplotësimin e kushtit.
Kryetarja e Gjykatës, Snežana Armenko, dhe gjyqtari Faruk Resulbegoviq dhanë mendim të veçantë, duke vlerësuar se rregullorja cenon unitetin e sistemit juridik dhe të drejtën për qasje të barabartë në arsimin parashkollor.
Vendimi do të publikohet në Fletoren Zyrtare dhe në faqen e Gjykatës Kushtetuese.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.