☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.91 ▲1.47%
ARI 3,593 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,563 ▲ +0.67% ETH $1,697 ▲ +0.67% XRP $0.9491 ▲ +1.25% SOL $71.2100 ▲ +1.05%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.91 ▲1.47 % ARI 3,593 ▲0.81 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.91 ▲1.47 % ARI 3,593 ▲0.81 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Kosova

Robelli kritikon komandantin e KFOR-it për pritjen e oficerëve serbë në Prishtinë: Rihapen plagët e së kaluarës

Gazetari Enver Robelli ka kritikuar komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin italian Roberto Vergori, për pritjen dhe takimin me oficerë të ushtrisë serbe në komandën e KFOR-it në Prishtinë, duke vënë në pikëpyetje vlerësimin e profesionalizmit të ushtrisë së Serbisë, për shkak të së kaluarës së saj në Kosovë.

Në një reagim, Robelli ka rikujtuar se më 14 tetor, gjenerali Vergori mori komandën e trupave të NATO-s në Kosovë, ndërsa rreth gjashtë javë më vonë, oficerë të ushtrisë serbe vizituan komandën e KFOR-it në Prishtinë, ku u pritën dhe iu lavdërua profesionalizmi.

Gazetari ka ngritur pyetjen se për çfarë profesionalizmi bëhet fjalë, duke rikujtuar veprimet e ushtrisë serbe ndaj Kosovës, përfshirë demonstrimin e fuqisë ushtarake në drejtim të kufirit me Kosovën dhe dyshimet për përfshirjen e saj në përgatitjen e grupit të armatosur të Milan Radoiçiqit, i cili kreu sulmin në Banjskë më 24 shtator 2023.

“Për profesionalizmin e një ushtrie që para disa muajsh, me urdhër të autokratit Aleksandar Vuçiq, nisi në mënyrë teatrale tanke, avionë luftarakë dhe mjete të tjera ushtarake në drejtim të Kosovës? Të një ushtrie që dyshohet se i vuri në dispozicion poligonet e saj bandës terroriste të Milan Radoiçiqit, para se ajo të kryente sulmin në veri të Kosovës dhe të vriste një polic të Kosovës?”, ka shkruar Robelli.

Ai ka përmendur edhe faktin se ushtria serbe vazhdon të promovojë veprat e gjeneralëve dhe komandantëve të dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, përfshirë Nebojsha Pavkoviqin dhe Vlladimir Llazareviqin, të dënuar për krime të kryera në Kosovë.

Sipas Robellit, Llazareviqi vazhdon të ligjërojë edhe para kadetëve në Akademinë Ushtarake në Beograd, ndërsa librat e tij dhe të Pavkoviqit, në të cilët, sipas gazetarit, mohohen krimet e kryera në Kosovë, janë promovuar nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë në Panairin e Librit në Beograd.

Ai ka rikujtuar edhe titullin e një ligjërate të Llazareviqit: “Heroizmi dhe humanizmi i ushtarëve serbë në mbrojtje nga agresioni i NATO-s dhe në kryerjen e operacionit antiterrorist në Kosovë e Metohi 1998–1999”.

Robelli ka tërhequr vëmendjen edhe te një tjetër zhvillim në Beograd, duke thënë se vetëm pak ditë pasi Vergori mori komandën e KFOR-it në Prishtinë, Ministria serbe e Mbrojtjes shfaqi filmin propagandistik “Korpusi i Prishtinës: Na komandon atdheu”.

Sipas tij, filmi glorifikon një trupë ushtarake që, gjatë luftës në Kosovë, ishte shndërruar në një strukturë përgjegjëse për krime ndaj civilëve.

Kërkon që KFOR-i të marrë parasysh të kaluarën e ushtrisë serbe

Gazetari ka vlerësuar se, ndonëse komandanti i KFOR-it dhe zyrtarët e tjerë të misionit mund t’i referohen marrëveshjes ushtarako-teknike të vitit 1999, rrethanat politike dhe realiteti në Kosovë kanë ndryshuar rrënjësisht.

Sipas tij, 27 vjet pas përfundimit të luftës dhe 18 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, edhe qëndrimet e zyrtarëve ndërkombëtarë duhet të përshtaten me realitetin e ri.

“Këto vizita të oficerëve serbë në Prishtinë nuk e shtojnë sigurinë e askujt. Përkundrazi, vetëm rihapin plagët e së kaluarës”, ka shkruar Robelli.

Ai ka sugjeruar që në takimet e ardhshme me oficerët serbë, gjenerali Vergori të kërkojë nga Serbia edhe llogaridhënie për krimet e luftës të kryera në Kosovë.

Në këtë kontekst, Robelli ka përmendur rastin e Ljubiša Dikoviqit, ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, i cili, sipas gazetarit, akuzohet për krime lufte në Drenicë, si dhe për fshehjen dhe transportimin e trupave të viktimave në rastin e varrezës masive në Rudnicë.

Në përfundim, Robelli ka kritikuar qasjen e komandantit të KFOR-it, duke vlerësuar se ai duhet të ketë parasysh historinë e ushtrisë serbe dhe përgjegjësinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Një komandant i KFOR-it do të duhej t’i kishte të gjitha këto hije të së kaluarës parasysh. Vergori, fatkeqësisht, nuk është i vetmi komandant i KFOR-it të cilit i mungon takti politik”, ka përfunduar Robelli./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.