☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.91 ▲1.47%
ARI 3,593 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,563 ▲ +0.67% ETH $1,697 ▲ +0.67% XRP $0.9491 ▲ +1.25% SOL $71.2100 ▲ +1.05%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.91 ▲1.47 % ARI 3,593 ▲0.81 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.91 ▲1.47 % ARI 3,593 ▲0.81 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Macron u bën thirrje liderëve të BE-së të mbyllin marrëveshjen për buxhetin përpara zgjedhjeve në Francë

BRUKSEL, 26 nëntor /ATSH-DPA/- Presidenti francez, Emmanuel Macron u ka kërkuar liderëve të tjerë të Bashkimit Evropian, të gjejnë një kompromis për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE-së, deri në fund të këtij viti, përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë, që do të zhvillohen në pranverën e vitit 2027.

“Nëse nuk arrihet një marrëveshje deri më 31 dhjetor, atëherë diskutimet do të rifillojnë në gjysmën e dytë të vitit”, deklaroi Macron në samitin e BE-s, që u zhvillua sot në Bruksel.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, është parashikuar të mbahet më 18 prill.

Macron, i cili është në mandatin e tij të dytë si president, nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë.

Sipas tij, nëse marrëveshja për buxhetin afatgjatë të BE-së për periudhën 2028–2034, nuk arrihet gjatë javëve të ardhshme, kjo do të krijonte presion shumë më të madh dhe rrezikun që buxheti të mos miratohej në kohë.

“Nuk mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë për Evropën”, u shpreh presidenti francez.

Liderët e BE-së janë të ndarë për mënyrën se si duhet të financohen investimet, në fushat që po marrin rëndësi gjithnjë e më të madhe, si mbrojtja dhe konkurrueshmëria ekonomike, duke ruajtur njëkohësisht, mbështetjen tradicionale financiare për bujqësinë dhe fondet për zhvillimin e rajoneve më të varfra.

Ndërkohë, kancelari gjerman, Friedrich Merz, gjatë mbërritjes në samitin e Brukselit, përsëriti kërkesën e tij për kufizimin e buxhetit të ardhshëm të BE-së, me qëllim shmangien e një rritjeje të ndjeshme të kontributit financiar të Gjermanisë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.