☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.95 ▼1.33%
ARI 4,140 ▲1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,434 ▲ +3.87% ETH $2,423 ▲ +6.31% XRP $1.3094 ▲ +3.11% SOL $95.9700 ▲ +4.01%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Sporti

Roland Garros 2026/ Andreeva “zbut” Kostyuk, në finale sfidon zbulimin Chwalinska

Gjithçka e lehtë në gjysmëfinalen e turneut francez për tenisten ruse. Tani luan titullin ndaj polakes që eliminoi pas dy setesh Shnaider.

Mirra Andreeva arrin pa probleme finalen e Roland Garros 2026. Në gjysmëfinale 19-vjeçarja ruse mundi ukrainasen Marta Kostyuk, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim kualifikimin. Tani luan ndeshjen më të rëndësishme të karrierës kundër zbulimit të turneut, polakes Maja Chwalinska. Kjo e fundit vjen nga kualifikueset dhe ka një seri të pabesueshme fitoresh. Në gjysmëfinale eliminoi edhe ajo pas dy setesh rusen Diana Shnaider.

Kjo është finalja e parë në karrierë në një turne Slam për Mirra Andreeva. Ajo nuk i dha asnjë shans ukrainases Marta Kostyuk, e cila vinte në këtë sfidë e pamposhtur në këtë sezon, pas titujve të fituar në WTA 250 të Rouen dhe WTA 1000 të Madrid. Tenistja nga Kievi bëri shumë gabime dhe u dorëzua pas një ore e 16 minutash lojë, 6-1, 6-3.

Finalistja tjetër e Roland Garros është polakja Maja Chwalinska, e cila në mbrëmje eliminoi rusen Diana Shnaider. Tenistja 24-vjeçare regjistroi fitoren e 9-të radhazi në turneun francez dhe luan finalen e parë të karrierës në një Slam.

Shnaider, që vinte pas triumfit në gjysmëfinale ndaj numrit 1 në botë, Aryna Sabalenka, u dorëzua pas 2 orësh e 10 minuta, me rezultatin 7-6, 6-4. Në tie-break-un e setit të parë ajo nuk mundi të konkretizonte avantazhin 2-4.

Chwalinska, pavarësisht si del finalja, do të ngjitet në vend të 21-të të renditjes botërore falë një kërcimi të jashtëzakonshëm, +93. Ajo do të përpiqet të bëjë atë që bëri në 2021-shin, në US Open, Emma Raducanu, e vetmja lojtare në histori që fitoi një turne Slam duke e nisur nga kualifikueset.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.