☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.62 ▼0.32%
ARI 4,156 ▼1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $63,847 ▼ -0.26% ETH $1,724 ▼ -0.5% XRP $1.1236 ▼ -0.78% SOL $71.8300 ▼ -2.39%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.62 ▼0.32 % ARI 4,156 ▼1.11 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.62 ▼0.32 % ARI 4,156 ▼1.11 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

Rriten rastet e falsifikimit të dokumenteve, më shumë të pandehur dhe dënime se një vit më parë

Viti që lamë pas ka shënuar një rritje prej 22,4 % të numrit të procedimeve të regjistruara për falsifikim të dokumenteve në krahasim me vitin 2024.
Të dhënat nga Prokuroria e Përgjithshme, tregojnë një rritje të numrit të procedimeve të dërguara në gjykatë me 31,6 %, rritje të numrit të të pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2024 prej 34,4 %, rritje të numrit të të pandehurve të dërguar në gjykatë prej 28,7 % dhe rritje të numrit të të pandehurve të dënuar nga gjykata me 41,2 % përkundrejt vitit 2024.

Sa i takon shpërndarjes gjeografike vihet re se numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për falsifikimin e dokumenteve është në prokuroritë pranë gjykatave së shkallës së parë Tiranë me 58 % e numrit total të procedimeve, Fier 6 %, Vlorë, Korçë dhe Durrës përkatësisht me nga 5 % të procedimeve të regjistruara, etj.
Ndërsa vërehet se numri më i ulët i procedimeve të regjistruara për këto grupvepra penale është në prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë Dibër, Berat, Kukës, Elbasan dhe Lezhë ku janë regjistruar përkatësisht rreth 2 % e numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi.

Pesha specifike që zë falsifikimi i dokumenteve në grupin e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” është 59,7 % për vitin 2025, ndërkohë që në vitin 2024 ka qenë 61,3 %.

Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave Pesha specifike që zë kjo vepër penale zë 24,7 %, ndërkohë që vitin 2024 është 17,9 %.

Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve zë 9,7 % për vitin 2025, ndërkohë që për vitin 2024 rezulton 13,3 %.

Në vitin 2025 nga të dhënat statistikore vërehet ulje prej 10,81 % e numrit të procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, në krahasim me vitin 2024.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.