☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,941 ▲ +0.65% ETH $2,269 ▲ +1.02% XRP $1.2532 ▲ +0.4% SOL $95.3800 ▼ -0.41%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Gjuha kërcënuese ndaj Haradinajt është e papranueshme

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas pretendimeve për lidhje familjare me personin e arrestuar për kërcënimin ndaj ish-kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Përmes një reagimi publik, Rrustemi e ka dënuar gjuhën e përdorur ndaj Haradinajt, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe të dënueshme.

“Sfera publike ka nevojë më shumë se kurrë për racionalitet. Dallimet në bindje politike nuk mund të rrëshqasin në gjuhë kërcënuese e fyese si kjo ndaj Ramush Haradinajt e ndaj askujt tjetër”, ka deklaruar ai.

Rrustemi ka mohuar kategorikisht pretendimet për lidhje familjare me personin e arrestuar, duke i cilësuar ato si tërësisht të pabazuara.

Sipas tij, personin në fjalë nuk e njeh personalisht dhe nuk ka pasur kontakte me të, ndërsa ka thënë se për emrin e tij kishte dëgjuar gjatë viteve të fundit dhe gjatë fushatave zgjedhore.

“Kam dëgjuar vitet e fundit e gjatë fushatave, si ish-ushtar i UÇK-së që jeton mbi 25 vite në Obiliq. As nuk e kam parë e as nuk e kam ditur që ndodhet në Kuvend dhe në cilën kohë sa isha unë aty”, ka thënë Rrustemi.

Ai ka sqaruar se familja e nënës së tij është nga Dobraja e Madhe, ku, sipas tij, familja Llugiqi numëron mbi 300 shtëpi.

“Si kudo, edhe aty ka lloj-lloj personash. Nga persona që nuk kanë mbajtur qëndrimin e drejtë për kombin e vendin, deri te ushtarë të shumtë të UÇK-së dhe heronj që vijnë nga kjo familje dhe nga ky fshat”, ka shtuar ai.

Rrustemi ka theksuar se nëna e tij ka vetëm dy vëllezër, ndërsa gjyshi nga ana e nënës ka qenë djalë i vetëm, duke theksuar se asnjëri nga personat e përmendur nuk ka lidhje me familjen e tij.

Ai i ka cilësuar pretendimet si një përpjekje për ta goditur politikisht dhe ka paralajmëruar veprime ligjore.

“Pres që deputeti Burim Ramadani dhe mediat e caktuara ta tërheqin menjëherë shpifjen. Përndryshe, për këtë rast do të ushtroj menjëherë padi”, ka deklaruar Rrustemi./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.