☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 18 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $76,169 ▼ -1.3% ETH $2,356 ▼ -3.11% XRP $1.4365 ▼ -3.44% SOL $86.7000 ▼ -3.52%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
18 Apr 2026
Breaking
Politika

Ruçi nuk i jep fjalën avokatit të Saimir Tahirit

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka çelur mbledhjen e këshillit të mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri pas kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda që kërkon arrestimin e tij si i përfshirë në trafikun e drogës.

Deputeti i Partisë Socialiste Saimir Tahiri është i pranishëm në mbledhje me avokatin e tij, ndërsa përfaqësuesit e prokurorisë nisën të flasin për përmbajtjen e dosjes dhe pse kërkojnë arrestimin e deputetit, ish-ministër i Brendshëm në mandatin e parë të qeverisë Rama.

Tahiri ka kërkuar fjalën për procedurë duke thënë se përfaqësohet nga avokati Artan Hajdari.

Avokati i tij ka kërkuar të bëjë të ditur disa kërkesa paraprake para se të nisë shqyrtimi i kërkesës së prokurorisë, por Ruçi tha se radha është për të parashtruar kërkesën e organit të akuzës, duke mos i dhënë fjalën avokatit.

Ndërkohë deputeti Bledi Çuçi ka kërkuar ti jepet fjala avokatit për të bërë kërkesat paraprake para se të dëgjohen palët. “Unë mendoj se duhet t’i japim të drejtën palëve të parashtrojnë kërkesat dhe pastaj të vazhdojmë me shqyrtimin”, tha Çuçi.

DEBATET:

Avokati i Saimir Tahirit: Kam disa kërkesa paraprake, janë standarte proceduriale të cilat duhet të dëgjohen nga komisioni.

Gramoz Ruçi: Të lutem rradhën e ka prokuroria. Më pas pala mbrojtëse. S’ju ka ardhur rradha juve. Do ta fillojmë me kërkesën.

Bledi Çuçi: Kur bëhet fjalë për gjykoj që të paktën parashikimet më themelore duhet të respektohen dhe nga pikëpamja proceduriale, është krejt normale që të parashtrohen pikëpamjet e avokatit të Tahiri apo edhe të Prokurorisë nëse ka. Unë mendoj që duhet t’i japim si këshill palëve kërkesën për pikëpamje paraprake.

Enkelejd Alibeaj (deputet i PD): Ne jemi parlamenti i shqipërtisë e jo gjykata e aq më pak prokuroria. Vija jonë është rregullorja e parlamentit, dhe sipas saj është ajo që kryetari sapo e tha. Kjo nuk besoj se i bën nder këtij parlamenti e aq më tepër publikut që po pret të dëgjojë. Fillojmë një orë e më parë dhe të ecim me procesin Boll kohë i është dhënë palës mbrojtëse për të prishur provat.

Ruçi: Lidhur me kërkesat, qfotë të palës akuzuese e asaj të akuzuar. Ne do t’ju dëgjojmë dhe do të marrim vendimin përkatës. Ju lutem përfaqësuesit të prokurorisë të fillojë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.