Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 25 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.86 ▼4.88%
ARI 4,719 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $78,260 ▼ -0.81% ETH $2,439 ▼ -1.41% XRP $1.4448 ▼ -2.29% SOL $96.7400 ▲ +0.24%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.86 ▼4.88 % ARI 4,719 ▲0.45 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.86 ▼4.88 % ARI 4,719 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

Rusi, prokurori i përgjithshëm kërkon burgimin e Navalny-t

Prokuroria ruse paralajmëroi sot se do të kërkojë që dënimi me kusht për opozitarin Alexei Navalny të zëvendësohet në dënim me burg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e lëshuar në ueb-sajtin zyrtar të prokurorisë thuhet se “sjellja e tij ilegale” është arsyeja për kërkesën për dënim me burg.

Navalny në vitin 2014 u dënua për mashtrim dhe përvetësim me 3 vjet e gjashtë muaj burg.

Gjykata pezulloi këtë dënim në dënim me kusht në kohëzgjatje prej 6 vjet, duke detyruar Navalny-n të paraqitet në polici dy herë në muaj.

Në vitin 2020, pas helmimit të pretenduar të Navalny-t me një agjent nervor Novichok, paraqitja në polici u ndal për periudhën e trajtimit.

Pasi në Gjermani u trajtua nga helmimi, Navalny (44) është arrestuar në Moskë pas kthimit në këtë vend, më 17 janar të këtij viti. Autoritetet ruse njoftuan se ka shkelur lirinë me kusht nga aktvendimi i vitit 2014.

Kur u kthye në Rusi më 17 Janar, Navalny u arrestua në aeroport, gjë që shkaktoi protesta masive në të gjithë Rusinë.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, mbi 5.000 persona në të gjithë Rusinë u arrestuan në protestat e fundit të paautorizuara në mbështetje të Navalny-t më 31 janar.

Numri më i madh i të arrestuarve ndodhi në Moskë, 1.608 persona si dhe në qytetin e dytë më të madh Shën Petersburg, 1.122.

Navalny do të paraqitet në gjykatë më 2 shkurt për të dëgjuar në lidhje me zëvendësimin e dënimit të tij me kusht për kohën reale të burgut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.