☁️
Tiranë 15°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,716 ▼ -0.13% ETH $2,351 ▼ -1.17% XRP $1.3053 ▲ +1.51% SOL $101.8700 ▼ -0.23%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

LETËRSI – Lind ”Prix Pascal” çmimi letrar për veprat e shkruara me IA

BERLIN, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Franca ka prezantuar një çmim të ri letrar, të quajtur “Prix Pascal”, që synon të vlerësojë veprat e krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale (IA).

Konkursi është i hapur për të gjithë, pavarësisht përvojës në letërsi apo shtetësisë, ndërsa veprat mund të dorëzohen deri në fund të nëntorit.

Kushti kryesor është që tekstet të jenë të pabotuara dhe të shkruara në gjuhën frënge.

Çmimi mban emrin e Blaise Pascalit (1623–1662), matematikanit, fizikanit, filozofit dhe teologut francez, i njohur për veprën e tij “Pensées” (“Mendime”), si dhe për shpikjen e një makine mekanike llogaritëse.

Organizatorët e konkursit e përshkruajnë atë si një figurë që bashkoi përparimet në fushën e makinerive me mjeshtërinë e gjuhës.

Nisma vjen në një kohë kur përdorimi i inteligjencës artificiale në krijimtarinë letrare po nxit debate në industrinë e librit.

Diskutimet përqendrohen te kufijtë e përdorimit të kësaj teknologjie në shkrimin e veprave, roli i autorit njerëzor dhe kriteret që duhet të përdoren për të vlerësuar krijimtarinë e realizuar me ndihmën e IA-së.

Një rast që ka nxitur polemika ndodhi në shtator, kur romani i shkrimtarit kanadezo-haitian Thelyson Orelien u përjashtua nga gara për çmimin prestigjioz francez “Prix Goncourt”, për shkak të dyshimeve se ishte shkruar me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Botuesi kanadez i autorit ndërpreu më pas bashkëpunimin me të, duke deklaruar se të dhënat e reja kishin forcuar dyshimet për përfshirjen e teknologjisë në procesin e shkrimit.

Orelien deklaroi për gazetën franceze “Libération” se e kishte përdorur inteligjencën artificiale vetëm për kërkime, duke kundërshtuar dyshimet për përdorimin e saj në shkrimin e romanit.

Rasti ka shtuar diskutimet mbi transparencën e autorëve dhe mënyrën se si botuesit dhe juritë letrare duhet të trajtojnë veprat e krijuara me ndihmën e kësaj teknologjie.

Juria e “Prix Pascal” do të përzgjedhë dhjetë finalistët në fund të nëntorit, ndërsa fituesi do të shpallet në fillim të dhjetorit.

Përveç shpërblimit financiar, autori fitues do të përfitojë botimin e veprës dhe ekspozim mediatik.

Konkursi përfaqëson një përpjekje për t’i dhënë hapësirë krijimtarisë së mbështetur nga inteligjenca artificiale, ndërsa industria e librit vijon të diskutojë ndikimin e saj mbi autorësinë dhe procesin krijues./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.