🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 91.34 ▼1.36%
ARI 4,189 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $84,378 ▲ +1.6% ETH $2,732 ▲ +2.5% XRP $1.5170 ▲ +1.73% SOL $120.1500 ▲ +1.29%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 91.34 ▼1.36 % ARI 4,189 ▲0.48 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 91.34 ▼1.36 % ARI 4,189 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Politika

Salianji: Më duan larg parlamentit, Kushtetuesja e ka marrë vendimin! Do e çoj çështjen në Strasburg

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përpara vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese për çështjen e tij, duke pretenduar se vendimi është marrë paraprakisht dhe se kërkesa e tij do të rrëzohet.

Salianji i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila e dënoi me një vit burg. Në reagimin e tij, ish-deputeti pretendon se procesi gjyqësor ndaj tij është politik dhe se synimi është mbajtja e tij larg zgjedhjeve lokale.

“Gjykata Kushtetuese nuk ngjitet dot në nivelin kushtetues! Nuk bëj dot teatër si shumë të tjerë! Vendimet në GJK merren shumë përpara se të mblidhen formalisht, me solemnitetin e rremë të një procedure që të gjithë e dinë si përfundon. Edhe vendimi i sotëm është marrë. Po jua komunikoj përpara”, shprehet Salianji.

Ai akuzon gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese se e kanë mbajtur çështjen pezull për gati dy vite dhe pretendon se zvarritja ka ndikuar edhe në mundësinë e tij për t’iu drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Unë nuk jam dënuar si kriminel, por si kundërshtar i regjimit, si denoncues i grupeve më të fuqishme kriminale dhe për të më shmangur nga betejat elektorale. Gjyqi i caktuar sot është po me këtë qëllim: të më mbajë larg zgjedhjeve lokale”, deklaron ai.

Salianji e cilëson procesin si një test për Gjykatën Kushtetuese, duke akuzuar institucionin se është i ndikuar politikisht.

“Sot nuk duhet të ishte thjesht një seancë gjyqësore për një çështje timen. Do të duhej të ishte një moment prove për Gjykatën Kushtetuese. Do të duhej të ishte dita kur Kushtetuta të fliste më fort se pushteti i regjimit autokratik”, shprehet ish-deputeti.

Ai përmend edhe persona të tjerë të përfshirë në procese apo debate politike dhe deklaron se, sipas tij, drejtësia në Shqipëri vijon të mbetet e ndikuar nga politika.

“Kjo nuk është drejtësi që ngrihet mbi politikën. Kjo është drejtësi që mbetet peng i politikës”, thotë Salianji.

Ish-deputeti demokrat thekson se nuk kërkon trajtim të veçantë, por një proces që, sipas tij, të jetë i drejtë dhe i pavarur.

“Unë nuk kërkoj dhe nuk kam kërkuar privilegj. Nuk kërkoj trajtim të veçantë. Kam kërkuar vetëm atë që duhet të jetë themeli i çdo shteti demokratik: një gjykim të drejtë, të pavarur dhe larg çdo ndikimi politik”, shprehet ai.

Në fund të reagimit, Salianji paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg në rast se kërkesa e tij nuk pranohet.

“Por sot nuk mbyllet beteja. Sot hapet rruga për betejën në Strasburg. Atje do të çojmë të vërtetën e kësaj çështjeje dhe të gjithë atë që ka ndodhur”, deklaron ai.

Salianji thotë se nuk do të tërhiqet nga beteja politike dhe e lidh çështjen e tij me pretendimin për përballjen me atë që e quan një sistem ku pushteti politik dhe grupet kriminale kanë ndikim mbi institucionet.

“Sot është akti i radhës ku Gjykata Kushtetuese tregon që është garanci e regjimit!”, përfundon ish-deputeti demokrat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.