☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,707 ▼0.48%
DOW 52,234 ▼0.46%
NASDAQ 26,135 ▼1.56%
NAFTA 100.29 ▼2.42%
ARI 4,036 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,114 ▼ -0.6% ETH $2,321 ▼ -0.37% XRP $1.2897 ▼ -2.16% SOL $100.4900 ▼ -0.75%
S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 % S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Salsiçet “Wudy” produkt me rrezikshmëri të lartë, drejtoresha e AKU-së: Duhet të paraqiteni tek mjeku nëse i keni konsumuar

Drejtoresha e AKU-së, Jeta Deda ka folur ditën e sotme në “Shqipëria Live”, për produktin “Wudy” që u deklarua me rrezikshmëri të lartë në vendin tonë.
Salsiçet “Wudy” kanë rezultuar se në përbërjen e tyre kanë një bakter patogjen që është shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

Deda tha se të gjithë ata që e kanë blerë produktin duhet ta kthejnë në vendin që e kanë blerë, për të arritur grumbullimin e tyre sa më shpejtë.

“Konsumi i produkteve vlen vetëm për disa data dhe numër loti. Të gjitha autoritetet janë në terren për të bërë të mundur identifikimin dhe asgjësimin e produkteve. Kjo vlen për ndërgjegjësimin e importuesit dhe sot Drejtoria Rajonale e ka të lehtë gjurmimin e produktit. Janë pesë lloje produktesh me disa nënlote dhe data skadencash. Këto kanë pasoja serioze në shëndet”, deklaroi drejtoresha e AKU-së.

Deri më tani nuk dihet se sa është numri i produkteve që gjenden në pikat e shitjes brenda Republikës së Shqipërisë.

Drejtoresha AKU-së deklaroi se i gjithë stafi është në terren ku po punon për gjetjen e të gjitha produkteve që rezultojnë me rrezikshmëri të lartë tek konsumatorët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.