☁️
Tiranë 23°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,571 ▼0.51%
DOW 50,895 ▼0.8%
NASDAQ 26,882 ▼0.78%
NAFTA 96.10 ▲2.5%
ARI 4,466 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,048 ▼ -2.25% ETH $1,832 ▼ -4.88% XRP $1.2234 ▼ -1.16% SOL $73.3200 ▼ -4.75%
S&P 500 7,571 ▼0.51 % DOW 50,895 ▼0.8 % NASDAQ 26,882 ▼0.78 % NAFTA 96.10 ▲2.5 % ARI 4,466 ▼1.2 % S&P 500 7,571 ▼0.51 % DOW 50,895 ▼0.8 % NASDAQ 26,882 ▼0.78 % NAFTA 96.10 ▲2.5 % ARI 4,466 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Samiti i Berlinit, Rama në Podgoricë: Vendet e rajonit të jenë me qëndrim të unifikuar për planin e financimit

Pas Sarajeves, Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Podgorica, se samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë duhet të jetë një samit i përbashkët i vendeve të rajonit me një qëndrim të unifikuar lidhur me planin e financimit të Bashkimit Europian.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazović, Rama u shpreh se e informoi kryeministrin dhe ekipin e tij për procesin dhe përpjekjen që tanimë është në proces në Komisionin Europian për një plan të ri financimi dhe mbështetje ekonomike të rajonit dhe Procesit të Berlinit.

Rama shtoi se “dua që ta shfrytëzojmë Samitin e Tiranës si një samit të përbashkët të vendeve tona me një qëndrim të unifikuar lidhur me planin dhe ku synimi duhet të jetë që të kemi mbështetjen e plotë të Kancelarit dhe Gjermanisë në këtë proces”.

“Po ashtu e informova edhe për përgatitjen e një takimi informal, një dreke pune informale në Tiranë më 17 korrik bashkë me përfaqësues të Komisionit nga Brukseli për të dialoguar lidhur me planin”, shtoi ai.

Sigurisht, vijoi ai, “që ne jemi jo vetëm në një linjë politikisht, por jemi edhe në një horizont të përbashkët në qasjen që çdo gjë që provokon sherr dhe ushqen konflikt në rajonin tonë ngado që të vijë, për ne është problem”.

“Ne nuk jemi në asnjë mënyrë të gatshëm të bëhemi pjesë, por përkundrazi, jemi të gatshëm të bashkojmë forcat për t’ju kundërvënë një situate sherri dhe konflikti. Ne duam një paqe që të funksionojë për njerëzit dhe njerëzit të kenë më shumë shanse, mundësi, punë, të ardhura dhe jo më shumë përralla dhe heroizma. Heroizmat i përkasin të kaluarës”, tha ai.

Rama theksoi se “ne nuk kemi nevojë për heronj të rinj në rajonin tonë, por kemi nevojë për modele të reja që të frymëzojnë të tërë për se si të jemi më inovativë, kreativë, efiçentë, të bëjmë ekonomitë tona më të forta, të stimulojmë zhvillimin, të rrisim aftësitë e njerëzve tanë për të përballuar një botë që bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe komplekse”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.