☁️
Tiranë 14°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.75 ▲0.5%
ARI 4,849 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,898 ▲ +0.76% ETH $2,358 ▲ +1.19% XRP $1.4075 ▲ +3.53% SOL $85.3300 ▲ +2.23%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.75 ▲0.5 % ARI 4,849 ▲0.53 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.75 ▲0.5 % ARI 4,849 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Bota

Samiti për klimën nis punimet në Egjipt me thirrjet për veprim

Samiti vjetor i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, ka nisur punimet këtë vit në Egjipt, me thirrjet që vendet të kalojnë “nga epoka e zotimeve në epokën e zbatimit”.

Më shumë se 120 liderë botërorë pritet të mbajnë fjalime në këtë konferencë, të njohur si COP27.

Në këtë organizim pritet të marrin pjesë më shumë se 40.000 njerëz, mirëpo disa aktivistë kanë shprehur shqetësime për historikun e Egjiptit në fushën e të drejtave të njeriut.

Në hapje të konferencës, OKB-ja e ka publikuar raportin e ri, në të cilin është përshkruar “kaosi klimatik”.

Në konferencë është bërë thirrje që kriza me energji dhe ajo e ushqimit – të lidhura me luftën e Rusisë në Ukrainë – të mos ndikojnë në marrjen e masave për të luftuar ndryshimet klimatike.

Nevoja për marrje të masave është theksuar edhe në raportin e fundit të Agjencisë së OKB-së për Motin.

Në të, shkencëtarët kanë vlerësuar se temperatura globale e Tokës është rritur në 1.15 gradë Celsius prej epokës paraindustriale dhe se tetë vjetët e fundit janë më të nxehtit në histori.

Urgjenca për t’u marrë me këtë çështje ka qenë evidente në 12 muajt e fundit për shkak të vërshimeve shkatërruese në Pakistan, si dhe pas të nxehtit ekstrem në Indi dhe Evropë verën që kemi lënë pas.

Liderët botërorë do të flasin në këtë konferencë të hënën dhe të martën, dhe pas largimit të tyre, delegacionet do të nisin negociatat se çfarë mund të bëhet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.