☁️
Tiranë 13°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,650 ▲ +0.14% ETH $2,354 ▲ +0.69% XRP $1.3008 ▲ +1.16% SOL $101.8000 ▲ +0.57%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Kosova

Pritje deri në tri orë në Jarinë dhe dy orë në Merdarë, krijohen kolona të gjata në kufi

Pritje të gjata dhe kolona të automjeteve janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, me situatën më të rënduar në Jarinjë dhe Merdarë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara më 25 tetor 2026, në orën 18:27, qytetarët që kalojnë përmes pikës kufitare në Jarinjë po përballen me pritje deri në 180 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës.

Në këtë pikë kufitare, kolona e automjeteve në dalje arrin deri në dy kilometra, duke e bërë Jarinjën pikën me pritjet më të gjata të raportuara.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në Merdarë, ku pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 90 deri në 120 minuta, ndërsa për dalje nga vendi qytetarët duhet të presin nga 40 deri në 60 minuta.

Në Merdarë është regjistruar edhe një kolonë prej 600 metrash në dalje, ndërsa në hyrje nuk raportohet për kolona.

Në pikën kufitare në Bërnjak, pritjet për hyrje janë nga 20 deri në 30 minuta, ndërsa për dalje nga 5 deri në 10 minuta.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, përfshirë Dheun e Bardhë, Glloboqicën, Hanin e Elezit, Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme, me pritje kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.

Sa u përket kamionëve, në të gjitha pikat kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të regjistruara.

Të dhënat tregojnë se ngarkesa kryesore në qarkullimin kufitar është përqendruar në Jarinjë dhe Merdarë, ndërsa në pjesën tjetër të pikave kufitare situata paraqitet e qetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.