🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 18 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.78 ▲4.47%
ARI 4,019 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $64,013 ▲ +1.75% ETH $1,844 ▲ +0.74% XRP $1.0889 ▲ +0.41% SOL $74.9500 ▲ +0.32%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031
18 Jul 2026
Breaking
Bota

“Science”: Nivelet e ulëta të testosteronit lidhen me rrezik më të madh për kancer

– Testosteroni i ulët mund të jetë një sinjal paralajmërues për rrezik më të lartë të kancerit te burrat, sipas “Science”.

Një studim ndërkombëtar sugjeron se nivelet shumë të ulëta të testosteronit te burrat, mund të lidhen me një rrezik më të lartë të diagnostikimit me kancer dhe humbjes së jetës si pasojë e tij.

Analiza përfshiu të dhënat e më shumë se 26 000 burrave nga 11 studime afatgjata të zhvilluara në Australi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë.

Shkencëtarët matën nivelet e testosteronit dhe hormoneve të tjera të lidhura me të në gjak, ndërsa pjesëmarrësit u ndoqën për vite me radhë, për të parë nëse zhvillonin kancer.

Rezultatet treguan se burrat me nivele shumë të ulëta të testosteronit, kishin më shumë gjasa të diagnostikoheshin me kancer dhe të vdisnin nga kjo sëmundje.

Sipas studiuesve, rreziku i vdekjes nga kanceri fillonte të rritej kur niveli i testosteronit binte nën 8,6 nmol/L, ndërsa rreziku për t’u diagnostikuar me kancer rritej kur ai zbriste nën 7,3 nmol

Megjithatë, studiuesit vunë re një përjashtim të rëndësishëm:

kanceri i prostatës nuk lidhej me nivelet natyrale të testosteronit, duke sfiduar bindjen e përhapur se testosteroni i ulët ndikon drejtpërdrejt në këtë lloj kanceri.

Autorët theksojnë se, këto rezultate nuk provojnë se testosteroni i ulët shkakton kancer.

Sipas tyre, ai mund të jetë një tregues i një gjendjeje më të dobët shëndetësore, i inflamacionit kronik, obezitetit, diabetit ose faktorëve të tjerë që rrisin rrezikun për kancer.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se studimi nuk përbën arsye, për të marrë suplemente apo terapi me testosteron, pa këshillën e mjekut, pasi nevojiten vlerësime individuale dhe trajtimi hormonal, nuk është i përshtatshëm për çdo person.

Studimi u publikua në revistën shkencore “The Lancet Healthy Longevity” dhe u drejtua nga studiuesi Marriott me bashkëpunëtorët e tij.

Ky studim është ndër kërkimet më të mëdha të bëra deri tani, për të parë nëse ekziston një lidhje mes niveleve të hormoneve mashkullore (sidomos testosteronit) dhe mundësisë që burrat të preken nga kanceri. // a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.