☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 93.15 ▲0.3%
ARI 4,202 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,738 ▲ +1.12% ETH $2,701 ▲ +0.49% XRP $1.4943 ▲ +0.18% SOL $118.1200 ▼ -0.12%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 93.15 ▲0.3 % ARI 4,202 ▼0.01 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 93.15 ▲0.3 % ARI 4,202 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
02 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Serbia glorifikoi Mlladiqin” – Kearns dhe 60 deputetë evropianë dënojnë nderimet ndaj kriminelit të dënuar

Gjashtëdhjetë deputetë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), nga 23 shtete anëtare dhe katër grupe politike, kanë dënuar glorifikimin shtetëror të ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Deklarata është iniciuar nga deputetja britanike Alicia Kearns dhe është publikuar më 30 shtator 2026.

Në deklaratë, 60 deputetët thonë se qëndrojnë të bashkuar në dënimin e asaj që e cilësojnë si glorifikim të Mlladiqit nga shteti serb.

“Duke nderuar Mlladiqin, shteti serb, përmes mohimit dhe glorifikimit, ndërmori një sulm të llogaritur ndaj atyre që mbijetuan nga hiri i luftës”, ka shkruar Kearns.

Deputetja britanike thekson se deklarata mbështetet nga përfaqësues të 23 vendeve dhe katër grupeve politike në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në dokument, nënshkruesit dënojnë çdo përpjekje për të mohuar apo glorifikuar krimet për të cilat Mlladiq është dënuar, duke përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, rrethimin e Sarajevës, spastrimin etnik në Foçë, Vlasenicë dhe Prijedor, kampet e përqendrimit për të burgosurit boshnjakë dhe kroatë, dhunën seksuale në masë dhe marrjen peng të personelit të Kombeve të Bashkuara.

Ata kërkojnë gjithashtu që të përkujtohen burrat, gratë dhe fëmijët e vrarë, të plagosur apo të zhvendosur nga forcat nën komandën e Mlladiqit.

Deklarata kritikon edhe përfshirjen e institucioneve shtetërore serbe në ceremonitë pas vdekjes së Mlladiqit, duke përmendur përdorimin e flamurit shtetëror, pjesëmarrjen e strukturave ushtarake dhe praninë e zyrtarëve shtetërorë.

“Vajtimi privat është e drejtë e çdo familjeje. Nderimet shtetërore nuk janë të tilla”, thuhet në deklaratën e deputetëve.

Sipas tyre, nderimet zyrtare ndaj një personi të dënuar për gjenocid u dërgojnë të mbijetuarve mesazhin se krimet e kryera ndaj tyre mund të paraqiten si burim krenarie kombëtare.

“Një mohim i tillë është një sulm i qëllimshëm dhe i llogaritur ndaj të mbijetuarve, një vazhdim i vetë krimeve. Ajo që fillon me dhunë vazhdon përmes falsifikimit të historisë”, thuhet më tej.

Mlladiq vdiq në fund të gushtit 2026, ndërsa trupi i tij u kthye në Serbi nga Haga. Varrimi në Beograd më 7 shtator u shoqërua me pjesëmarrje të mijëra personave, ndërsa pati edhe prani të zyrtarëve serbë dhe elemente ceremoniale shtetërore.

Edhe Kombet e Bashkuara kanë reaguar ndaj glorifikimit të Mlladiqit. Këshilltari Special i OKB-së për Parandalimin e Gjenocidit, Chaloka Beyani, ka thënë se përkujtimi publik i Mlladiqit, përfshirë pjesëmarrjen e figurave politike dhe elementet zyrtare ceremoniale, është “thellësisht i papërshtatshëm” dhe relativizon krimet e rënda të përcaktuara nga e drejta ndërkombëtare.

Ratko Mlladiq u shpall fajtor nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Dënimi u la në fuqi në apel në vitin 2021./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.