☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,265 ▲ +1.46% ETH $1,735 ▲ +1.72% XRP $1.1469 ▲ +0.79% SOL $73.4400 ▲ +5.28%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Serbia/Kushtet më të favorshme për investitorët azerbajxhanas

bwogradMarrëdhëniet mes Serbisë dhe Azerbajxhanit po zhvillohen në një bazë solide, pa çështje të pazgjidhura dhe me dinamikë të lartë. Në këtë kontekst, Serbia është e interesuar në marrëdhëniet gjithëpërfshirëse, me një theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç për Trend, para të vizitës së tij në Azerbajxhan.

Vizita u zhvillua me ftesë të ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov. Negociatat e mbajtura me udhëheqjen dhe zyrtarë të lartë të vendit janë në vazhdën e marrëdhënieve të mira politike. Së bashku me aspekte të tjera, ata duhet të inkurajojnë dhe të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik.

Sa për thjeshtimin e mundshëm të regjimit të vizave me Azerbajxhanin, Daçiç tha se Serbia dorëzoi projektdokumentet për heqjen e vizave në shtator të vitit 2010.

Sipas kësaj pakete, pritet të heqë vizat për deri në 30 ditë. Në lidhje me këtë, nevoja dhe rëndësia e liberalizimit të mëtejshëm të regjimit të vizave u theksua duke marrë parasysh zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe turistike midis dy vendeve.

“Ne presim reagimin e miqve tanë të Azerbajxhanit”, – shtoi Daçiç.

“Serbia është një vend me potencial të madh në fushën ekonomike dhe financiare”, – shtoi ai. “Ne jemi shumë të interesuar në investimet e Azerbajxhanit, në veçanti në fushën e energjisë dhe infrastrukturës. Ka projekte të përbashkëta në këto fusha që mund të shërbejnë si një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm”.

Daçiç shtoi se Serbia mirëpret investitorët nga Azerbajxhani dhe kushte më të favorshme do të krijohen për ta. Vendi është i hapur për propozime të reja dhe investime në fusha të tjera me benefite reciproke.

“Pala serbe tregon interes të madh në mundësinë e pashfrytëzuar në fushën e ndërtimit, informacionit dhe teknologjive të komunikimit, ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, sektorin e ushqimit, turizmit etj.”, – shtoi Daçiç.

Ai theksoi se ka më shumë mundësi për bashkëpunim ndërmjet Serbisë dhe Azerbajxhanit sesa është bërë deri më tani.

“Lloji kryesor i bashkëpunimit ekonomik është tregtia” – tha ai. “Por indekset e xhiros sonë vjetore të tregtisë janë modeste, – Daçiç ai. – Serbia është e interesuar edhe në forma të tjera të bashkëpunimit ekonomik, siç e kam theksuar tashmë, në investimet në potencialin e prodhimit”.

“Serbia mirëpret çdo projekt që synon një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për konsumatorët në Europë, – tha ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç. – Aktualisht, Serbia po fokusohet në zbatimin e projektit të gazit ‘South Stream’”.

“Pala nga Azerbajxhani na informoi për projekte të tjera në lidhje me këtë fushë, në të cilat është e përfshirë Republika, të tilla si, për shembull, TANAP” – u shpreh ai. “Ky projekt është një propozim interesant. Ne shpresojmë se përpjekjet e përbashkëta të Azerbajxhanit dhe partnerët e tij do të jenë të suksesshëm për të gjithë pjesëmarrësit e këtyre projekteve

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.