⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,930 ▲ +0.25% ETH $2,244 ▲ +0.47% XRP $1.1661 ▼ -1.41% SOL $90.0500 ▼ -0.23%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – 227 të vrarë pas sulmeve ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge

UASHINGTON, 3 shtator /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara kanë vrarë 227 persona në sulmet ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Paqësor dhe Karaibe gjatë vitit të kaluar, sipas ushtrisë amerikane.

Një total prej 68 sulmesh janë kryer në kuadër të Operacionit Shtiza Jugore, i cili ka qenë duke u zhvilluar për saktësisht një vit, tha një zëdhënës i Komandës Jugore të SHBA-së (SOUTHCOM), e cila është përgjegjëse për rajonin.

”Tre kontrabandistë të dyshuar droge u shpëtuan të gjallë”, shtoi ai.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së nisi operacionin me urdhër të presidentit Donald Trump në një përpjekje për të frenuar kontrabandën e drogës përgjatë kontinentit amerikan.

Një zyrtar i qeverisë amerikane tha të martën se kontrabanda e drogës në Karaibe kishte rënë deri në 65% si rezultat i operacionit.

Shifra nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

SOUTHCOM ka njoftuar vazhdimisht vdekjen e kontrabandistëve të dyshuar të drogës që nga fillimi i operacionit, duke publikuar rregullisht pamje të sulmeve vdekjeprurëse.

Mbetet kryesisht e paqartë se ku saktësisht zhvillohen sulmet dhe mbi çfarë bazash ligjore. Kritikët kanë vënë në pikëpyetje nëse sulmet e kryera në ujërat ndërkombëtare janë të lejueshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara përmendën gjithashtu luftën kundër kontrabandës së drogës vitin e kaluar për të justifikuar praninë e tyre të konsiderueshme ushtarake në brigjet e Venezuelës, megjithëse vendi konsiderohet si një rrugë tranziti dhe jo si një qendër prodhimi, veçanërisht për drogën e destinuar për tregun evropian.

Pak kohë më vonë, forcat amerikane kapën presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.