☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 86.86 ▲0.38%
ARI 3,896 ▼2.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $72,500 ▼ -1.86% ETH $2,011 ▼ -2.41% XRP $1.0310 ▼ -2.97% SOL $81.2800 ▼ -4.08%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 86.86 ▲0.38 % ARI 3,896 ▼2.61 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 86.86 ▲0.38 % ARI 3,896 ▼2.61 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Pavarësisht tensioneve diplomatike, Seuli premton vazhdimin e ndihmës për Ukrainën

SEUL, 12 nëntor /ATSH-AFP/- Koreja e Jugut deklaroi sot se do të vazhdojë mbështetjen financiare për Ukrainën, në vlerën prej 100 milionë dollarësh vitin e ardhshëm, pavarësisht mosmarrëveshjeve diplomatike lidhur me transferimin e dy robërve të luftës koreano-veriorë, të cilët mbahen nga Kievi.

“Si një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, ne do të vazhdojmë të ruajmë qëndrimin tonë parimor lidhur me ndihmën për Ukrainën”, deklaroi një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut.

Sipas gazetës vendase “JoongAng Ilbo”, Ministria e Jashtme ka kërkuar që në buxhetin e vitit të ardhshëm të parashikohen 100 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën. Kjo shumë do të përfshijë, ndër të tjera, 50 milionë dollarë për fondin e posaçëm të NATO-s dhe 20 milionë dollarë ndihmë humanitare.

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, kishte deklaruar në korrik se vendi i tij ishte angazhuar gjatë samitit të NATO-s të kontribuonte me 100 milionë dollarë për Ukrainën, në kuadër të një pakete të përgjithshme ndihme.

“Qeveria jonë do të vazhdojë të ofrojë ndihmën humanitare për të cilën ka nevojë populli ukrainas, ndërkohë që do të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të mbështetur rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës”, ishte shprehur ai në atë kohë.

Njoftimi i ministrisë vjen pas tensioneve në marrëdhëniet dypalëshe, të shkaktuara nga deklarata e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në shtator, se Ukraina kishte transferuar në Seul dy robër lufte koreano-veriorë, të cilët ishin kapur ndërsa luftonin përkrah Rusisë.

Ministrat e Jashtëm të të dy vendeve u takuan dje në Paris, për herë të parë që nga fillimi i kësaj krize.

Kryediplomati i Koresë së Jugut, Cho Hyun, shprehu shpresën se “të gjitha çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve do të zgjidhen në mënyrë miqësore”.

Homologu i tij ukrainas, Andrii Sybiha, rikonfirmoi në rrjetin social X dëshirën e Ukrainës për të zhvilluar “një partneritet dinamik dhe pragmatik” me Seulin.

“Jemi mirënjohës ndaj Republikës së Koresë për mbështetjen e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, deklaroi ai, duke shprehur gjithashtu bindjen për një “normalizim të plotë të marrëdhënieve dypalëshe në të ardhmen e afërt”. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.