“Shtyrja e Samitit është çështje e NATO-s”- Çupi: Rama i dëshmoi Europës se Shqipëria është në boshtin e saj euro
Samiti i radhës i NATO-s mund të shtyhet në kohë, por do të mbahet në Tiranë, siç ishte parashikuar. Kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të ketë anulim, ndërsa samiti mund të mbahet në vitin 2028.
Nga Dublini, ku mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, kryeministri Rama tha se Shqipëria është e fokusuar te anëtarësimi në Bashkimin Evropian, sipas afateve të dakordësuara me Brukselin.
Rama sqaroi edhe zërat për investimin në Sazan, duke theksuar se ishulli shqiptar nuk i është shitur askujt dhe se qeveria nuk ka asnjë marrëveshje për të me Jared Kushner.
Analisti Frrok Çupi, theksoi se kryeministri Edi Rama dhe qeveria që ai drejton i dëshmoi Bashkimit Evropian se Shqipëria është në boshtin e saj evropian. Sipas tij,. kryeministri Edi Rama tashmë i dha një kornizë të qartë orientimin të shqiptarëve drejt Bashkimit Evropian.
“Qeveria aktuale e zgjidhi përfundimisht atë që tha edhe Edi Rama, i dha zgjidhje një çështjeje historike, të dëshirës së shqiptarëve për të shkuar në Evropë. I dëshmoi botës se Shqipëria tashmë është në boshtin e vet, është në boshtin evropian”, tha Çupi.
Ai komentoi edhe pjesë e mbajtjes së Samitit të NATO-s në Tiranë, samit ky, i cili nuk ka ende një datë konkrete. Sipas Çupit, shtyrja e Samitit nuk do të thotë asgjë për Shqipërinë pasi kjo është një taktikë që merret nga vendet e NATO-s dhe është një “imponim i kohës”.
Ai tregoi disa prej zhvillimeve, të cilat sipas tij mund të kanë çuar në shtyrjen e mbajtjes së punimeve të Samitit. Sido që të jetë, Shqipëria tashmë është përzgjedhur si vendi mikpritës i punimeve.
“E shikoj si një shtyrje për shkak të NATO. Shtyrja nuk do thotë asgjë, do të thotë një taktikë, një imponim i kohës. Vetë NATO është në një situatë, e cila më në fund është shfaqur domosdoshmëria për të zbatuar paragrafin 5 të NATO, mbrojtja e të gjithë anëtarëve të NATO-s. Jemi në një situatë ku raportet mes dy poleve perëndimore, siç është SHBA dhe Evropa, kanë mes tyre çështje që kërkojnë zgjidhje”, u shpreh analisti.
Më tej shtoi:
“E treta është Ukraina, e cila është një çështje se ka ardhur një moment për zgjidhje. Samiti i NATO do mbahet në Tiranë, se kur mbahet, kjo është çështja e NATO-s. Kjo është çështje e sigurisë së botës më të përparuar, e cila është e sulmuar nga bota e prapambetur, është e sulmuar nga bota e keqe. Një vend ku mbahet Samiti i NATO, janë të garantuar liria, mbrojtja, është garantuar vitaliteti i një kombi”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.