☁️
Tiranë 19°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $79,849 ▼ -2.12% ETH $2,309 ▼ -3.91% XRP $1.2730 ▼ -2.82% SOL $100.1300 ▼ -4.18%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA, Kongresi miraton buxhetin 1.3 miliardë dollarësh për ndërtimin e murit

Kongresi i SHBA-ve miratoi paketën e buxhetit prej 1.37 miliardë dollarësh për ndërtimin e murit që presidenti Donald Trump planifikon ta ndërtojë në kufirin me Meksikën për arsye sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton gazeta “The Hill”, Dhoma e Përfaqësuesve nën kontrollin e demokratëve ka rënë dakord me Senatin nën kontrollin e republikanëve lidhur me paketën e sigurisë kufitare.

Më tej thuhet se shifra në fjalë lidhur me sigurinë kufitare është shtuar në projekt buxhetin fiskal 2020 të qeverisë federale amerikane.

Pavarësisht se Senati ka miratuar paketën e buxhetit prej 5 miliardë dollarësh të kërkuar nga Trumpi për ndërtimin e murit, Dhoma e Përfaqësuesve nuk ka pranuar këtë shifër, por ata janë dakorduar për shifrën 1.37 miliardë dollarë në mënyrë që qeveria amerikane të mos mbyllet sërish.

  • Trump insistues në ndërtimin e murit

Qeveria federale amerikane u mbyll nga data 22 dhjetor 2018 deri më 25 janar 2019 për shkak se Trump kërkoi ndërtimin e murit në kufirin SHBA-Meksikë që kërkonte buxhet prej 5.7 miliardë dollarë dhe për shkak se demokratët në Kongres nuk e lejuan këtë.

Më vonë ligji i shpenzimeve 3-javore i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, hyri në fuqi pasi u nënshkrua nga Trump dhe në këtë mënyrë përfundoi edhe periudha e mbylljes e cila ishte më e gjata në historinë e qeverisë federale amerikane.

Pasi demokratët njoftuan se nuk do të nxjerrin buxhetin e nevojshëm për financimin e murit, Trump duke shpallur “situatën emergjente kombëtare” njoftoi se do të ndërtojë murin me dekret presidencial.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.