🌧️
Tiranë 13°C · Shi 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,804 ▲ +0.16% ETH $2,358 ▼ -0.77% XRP $1.3041 ▲ +1.24% SOL $102.3700 ▼ -0.05%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA mund të rifillojë financimin e OBSH, por pjesërisht

Në një postim në Twitter, Presidenti Trump tha të shtunën se po shqyrton një numër propozimesh, duke përfshirë uljen e kontributit ndaj kësaj organizate deri në 10 përqind të asaj që Shtetet e Bashkuara kanë paguar deri tani.

Në një projekt-letër të cituar nga televizioni Fox News thuhet se administrata “do të pranojë të paguajë një kontribut të njëjtë me atë që Kina paguan” për organizatën.

Deri tani, kontributi i SHBA për OBSH-në ka qenë 400 milion dollarë në vit.

Presidenti Trump e pezulloi financimin e Shteteve të Bashkuara për Organizatën Botërore të Shëndetësisë më 14 prill, duke e akuzuar atë se promovoi “dezinformimin” e Kinës lidhur me shpërthimin e koronavirusit dhe duke thënë se administrata e tij do të niste një rishqyrtim të punës së organizatës.

Zyrtarët e OBSH-së i kanë mohuar akuzat ndërsa Kina këmbëngul se ka qenë transparente dhe e hapur.

Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.