⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,655 ▼ -0.13% ETH $2,228 ▲ +0.07% XRP $1.1557 ▼ -1.53% SOL $88.9900 ▼ -0.89%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Musk investon sërish shuma të mëdha në zgjedhjet e mesmandatit

UASHINGTON, 30 korrik /ATSH-AFP/ – Elon Musk po përgatit një fushatë të re me donacione të mëdha për të mbështetur kandidatët republikanë në zgjedhjet e mesmandatit të Kongresit amerikan, që do të mbahen në nëntor

Sipas medias “Axios”, miliarderi planifikon të riaktivizojë organizatën e tij politike” America PAC”, e cila në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 shpenzoi mbi 260 milionë dollarë në mbështetje të Donald Trump.

Si në fushatën e mëparshme, “America PAC” synon të përqendrohet te fushatat derë më derë dhe reklamat e personalizuara në internet, me qëllim mobilizimin e votuesve konservatorë që zakonisht nuk marrin pjesë në zgjedhjet jashtë atyre presidenciale.

Organizata nuk ka komentuar ende raportimet.

Ky investim mund të ketë ndikim të rëndësishëm, pasi republikanët përballen me një garë të vështirë për të ruajtur shumicën në Kongres.

Sipas raportit, popullariteti i presidentit Donald Trump është dëmtuar nga lufta me Iranin dhe vështirësitë ekonomike në SHBA.

Musk ishte financuesi më i madh individual i fushatës së Trump në vitin 2024 dhe më pas u bë një nga aleatët e tij më të afërt, duke drejtuar edhe Komisionin për Efiçencën e Qeverisë (DOGE). Megjithatë, roli i tij u shoqërua me polemika.

Një nga episodet më të diskutueshme ishte iniciativa e Musk për të ofruar 1 milion dollarë në ditë për një votues të regjistruar në një nga shtatë shtetet vendimtare, me kusht që të kishte nënshkruar një peticion konservator.

Departamenti amerikan i Drejtësisë paralajmëroi se është e paligjshme të ofrohen shpërblime me vlerë në këmbim të votimit ose regjistrimit në listat zgjedhore.

Sipas raportimeve, edhe disa miliarderë të tjerë kanë nisur tashmë të investojnë shuma të konsiderueshme në fushatat për zgjedhjet e vitit 2026. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.