🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,500 ▼ -2.31% ETH $2,246 ▼ -1.83% XRP $1.2479 ▼ -0.42% SOL $91.5100 ▼ -3.32%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Një gjykatë urdhëron Meta-n të paguajë 567 milionë dollarë për dëme ndaj të rinjve

NJU MEKSIKO, 7 gusht /ATSH-DPA/ – Një gjykatë në shtetin amerikan të Nju Meksikos ka urdhëruar kompaninë Meta, e cila ka në pronësi “Facebook” dhe “Instagram”, të paguajë 567 milionë dollarë për të ndihmuar në përballimin e dëmeve që platformat e saj u kanë shkaktuar të rinjve.

Vendimi vjen pasi gjykata arriti në përfundimin se rrjetet sociale të kompanisë kanë ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Gjykatësi Bryan Biedscheid e cilësoi aktivitetin e Metës si një “bezdi publike”, duke argumentuar se platformat e saj dëmtojnë shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e publikut në Nju Meksiko.

Sipas tij, edhe pse Meta nuk është e vetmja kompani që përballet me këto probleme, ajo është një nga faktorët kryesorë që ka kontribuar në krizën e shëndetit mendor tek të rinjtë.

Në vendimin e tij, gjykatësi përdori një krahasim të fortë, duke e krahasuar Metën me një fabrikë që lëshon ndotje në ajër.

Ai tha se përmbajtja dhe reklamat që shfaqen në platformat e saj janë si “produktet” e fabrikës, ndërsa dëmet psikologjike dhe shfrytëzimi seksual i fëmijëve përfaqësojnë “ndotjen” që përhapet jo vetëm në internet, por edhe në jetën reale.

Vendimi thekson se pasojat e këtyre platformave nuk kufizohen vetëm te përdoruesit individualë. Sipas gjykatës, ato ndikojnë në familje, shkolla, spitale dhe institucionet e zbatimit të ligjit, duke krijuar një barrë të gjerë shoqërore dhe ekonomike për komunitetin.

Meta reagoi menjëherë duke kundërshtuar vendimin.

Zëdhënësi i kompanisë, Andy Stone, deklaroi se Meta do ta apelojë vendimin, duke theksuar se kompania investon vazhdimisht në masa për mbrojtjen e përdoruesve të rinj dhe luftimin e përmbajtjeve të dëmshme.

Ai shtoi se pretendimet e ngritura në proces nuk pasqyrojnë realitetin dhe se Meta mbetet e bindur në punën që ka bërë për sigurinë e adoleshentëve.

Nga shuma prej 567 milionë dollarësh, rreth 420 milionë do të përdoren për trajtimin dhe mbështetjen e të rinjve që kanë pësuar probleme të shëndetit mendor, ndërsa pjesa tjetër do të financojë programe ndërgjegjësimi, parandalimi, shërbime kontrolli dhe iniciativa të tjera mbështetëse.

Ky vendim i ri shtohet edhe mbi një dënim të mëparshëm prej 375 milionë dollarësh, të vendosur ndaj Metës në të njëjtën çështje gjatë muajit mars./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.