☁️
Tiranë 19°C · Vranët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,629 ▼0.36%
DOW 52,465 ▼0.21%
NASDAQ 26,244 ▼0.34%
NAFTA 101.40 ▲1.35%
ARI 4,334 ▼1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $79,137 ▲ +2.45% ETH $2,544 ▲ +1.55% XRP $1.4608 ▲ +7.88% SOL $103.3200 ▲ +2.43%
S&P 500 7,629 ▼0.36 % DOW 52,465 ▼0.21 % NASDAQ 26,244 ▼0.34 % NAFTA 101.40 ▲1.35 % ARI 4,334 ▼1.7 % S&P 500 7,629 ▼0.36 % DOW 52,465 ▼0.21 % NASDAQ 26,244 ▼0.34 % NAFTA 101.40 ▲1.35 % ARI 4,334 ▼1.7 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Bota

SHBA – Obama:: Nëse do të isha kandidat për president IA do të ishte prioriteti im

NJU JORK, 14 shtator /ATSH – ANSA/ – Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje demokratëve që t’i japin përparësi hartimit të një plani të qartë për inteligjencën artificiale (IA), duke theksuar nevojën për të trajtuar si rreziqet, ashtu edhe mundësitë që sjell teknologjia e re.

Duke folur në një aktivitet për mbledhjen e fondeve të zhvilluar ditët e fundit, Obama tha se, nëse do të ishte kandidat për president vitin e ardhshëm, IA do të ishte një nga pikat kryesore të programit të tij.

“Do të kisha një plan të qartë dhe do të flisja për të, duke thënë: ky është plani ynë për sigurinë, kështu do t’i garantojmë fëmijët tanë”, u shpreh Obama, sipas NBC.

Ai tha se do të vlerësonte konkretisht edhe pasojat ekonomike të zhvillimit të IA-së, veçanërisht ndikimin e saj në humbjen e vendeve të punës.

Obama e cilësoi inteligjencën artificiale si potencialisht të rrezikshme, por theksoi se, nëse menaxhohet siç duhet, ajo mund të sjellë përfitime të mëdha.

“Është një fushë që po zhvillohet shumë shpejt në duar private dhe, nëse nuk marrim kontrollin mbi të, besoj se mund të bëhet e rrezikshme. Nëse arrijmë ta menaxhojmë siç duhet, mendoj se mund të sjellë përfitime”, tha ai.

Sipas Obamës, IA mund të ndihmojë në përshpejtimin e trajtimit të shumë sëmundjeve dhe zhvillimin e energjive të pastra.

“Nuk duam t’i mbyllim këto mundësi, por duhet të kuptojmë se bëhet fjalë për një mjet”, theksoi ish-presidenti amerikan.

Sipas raportimeve, Obama e ka cilësuar si “zhvillim inkurajues” edhe thirrjen e drejtuesit të Anthropic, Dario Amodei, për ngadalësimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.