🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,471 ▼ -2.36% ETH $2,243 ▼ -1.99% XRP $1.2493 ▼ -0.37% SOL $91.5000 ▼ -3.34%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Senati voton për masa ndaj Anthony Faucit për mosrespektim të Kongresit

UASHINGTON, 7 gusht /ATSH-DPA/- Një komision i Senatit të SHBA-së ka votuar për ta shpallur imunologun e njohur amerikan Anthony Fauci përgjegjës për mosrespektim të Kongresit, pasi ai refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve lidhur me pandeminë e COVID-19.

Vendimi u miratua nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet Qeveritare, i cili kontrollohet nga republikanët.

Fauci ishte thirrur për të dëshmuar para komisionit, por gjatë seancës së zhvilluar një javë më parë ai ushtroi të drejtën kushtetuese për të mos dhënë dëshmi që mund ta vetinkriminonin.

Duke u mbështetur te Amendamenti i Pestë i Kushtetutës amerikane, ai refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të senatorëve.

Kryetari republikan i komisionit, senatori Rand Paul, argumentoi se Fauci nuk mund ta përdorte këtë mbrojtje ligjore, pasi ish-presidenti Joe Biden i kishte dhënë një falje paraprake pak para largimit nga detyra.

Sipas Paul, Fauci nuk përballej më me rrezik ndjekjeje penale federale dhe për këtë arsye duhej të dëshmonte.

Megjithatë, ekspertët ligjorë theksojnë se nuk është e qartë nëse një falje presidenciale e kufizon automatikisht të drejtën për të thirrur Amendamentin e Pestë.

Sipas analizave të cituara nga “The New York Times”, kjo mbetet një çështje e debatueshme në interpretimin kushtetues.

Anthony Fauci drejtoi për gati katër dekada Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive dhe shërbeu nën shtatë presidentë amerikanë.

Ai u bë një nga figurat më të njohura të pandemisë së COVID-19 dhe shpesh pati përplasje publike me presidentin Donald Trump mbi mënyrën e menaxhimit të krizës shëndetësore.

Votimi i komisionit nuk përbën një dënim përfundimtar, por përfaqëson një hap procedural që mund të çojë në veprime të mëtejshme nga Senati ose autoritetet përkatëse.

Çështja pritet të vazhdojë të ngjallë debat si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë politik. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.