SHBA – Trump: Eksplorim masiv nafte, gazi dhe mineralesh në Groenlandën tonë
UASHINGTON, 14 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi dje në mbrëmje përgatitjet për eksplorim masiv të burimeve të naftës, gazit dhe mineraleve të Groenlandës, më pak se një muaj pas nënshkrimit të një marrëveshjeje sigurie që ankoron territorin autonom danez brenda sferës së ndikimit të Shteteve të Bashkuara.
“Eksplorimi masiv i naftës, gazit dhe mineraleve është gati të fillojë në Groenlandën tonë të re dhe të bukur”, shkroi presidenti amerikan në platformën e tij Truth Social.
“Ekspertët thonë se sasia e naftës lehtësisht të arritshme atje është shumë më e madhe se në çdo territor tjetër”, pohoi ai.
”Groenlanda, ku Uashingtoni mban një prani të përhershme ushtarake, do të luajë një rol të pakrahasueshëm në sigurinë e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”, pohoi Trump.
“Çdo sulm që synon Shtetet e Bashkuara do të duhet të kalojë nëpër Groenlandë, ku mbrojtja jonë do të rrëzojë sistematikisht dronë, raketa ose çdo lloj tjetër armatimi që ende nuk është zhvilluar”, shkroi ai./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.