☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,489 ▼0.8%
DOW 52,099 ▼0.56%
NASDAQ 24,914 ▼1.34%
NAFTA 86.19 ▼0.76%
ARI 4,028 ▼2.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,389 ▼ -1.69% ETH $2,034 ▼ -4.26% XRP $1.0652 ▼ -2.23% SOL $82.8500 ▼ -4.26%
S&P 500 7,489 ▼0.8 % DOW 52,099 ▼0.56 % NASDAQ 24,914 ▼1.34 % NAFTA 86.19 ▼0.76 % ARI 4,028 ▼2.11 % S&P 500 7,489 ▼0.8 % DOW 52,099 ▼0.56 % NASDAQ 24,914 ▼1.34 % NAFTA 86.19 ▼0.76 % ARI 4,028 ▼2.11 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump kërkon transparencë për studimin e UFO-ve nga autoritetet amerikane

– Presidenti amerikan, Donald Trump ka rikthyer vëmendjen te fenomeni i objekteve fluturuese të paidentifikuara (UFO), duke treguar se pilotë të Forcave Ajrore amerikane i kanë rrëfyer për një takim të pazakontë gjatë një fluturimi me avionin luftarak F-22.

Në një intervistë për emisionin “60 Minutes” të televizionit CBS, Trump deklaroi se pilotët kishin parë një objekt në formë sferike, i cili kishte kaluar pranë avionit, me një shpejtësi rreth tri herë më të madhe se ajo e tij.

“Ata po fluturonin me një F-22 dhe diçka kaloi pranë tyre me tri herë shpejtësinë e avionit. Ishte e rrumbullakët, jo aerodinamike”, tha Trump, duke përshkruar rrëfimin e pilotëve.

Ai i cilësoi pilotët si profesionistë me përvojë dhe dëshmitarë të besueshëm, duke theksuar se nuk bëhej fjalë për persona që besojnë lehtësisht në teori konspirative.

Megjithatë, presidenti amerikan u shpreh se mbetet skeptik për UFO-t dhe nuk pretendoi se objekti i përshkruar kishte origjinë jashtëtokësore.

Trump nuk bëri të ditur identitetin e pilotëve dhe as datën apo vendndodhjen e incidentit.

Gjithashtu, nuk u paraqitën prova të pavarura që të konfirmonin përshkrimin e ngjarjes.

Gjatë intervistës, Trump u pyet gjithashtu për pretendimet e disa sinjalizuesve se qeveria amerikane, mund të ketë një program sekret për studimin e UFO-ve, për të cilin as presidenti nuk është në dijeni.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u përgjigj se nuk kishte dëgjuar për një program të tillë, por premtoi se do të hetonte pretendimet.

“Nëse ekziston, do ta zbuloj menjëherë pas kësaj interviste”, deklaroi ai.

Trump shtoi se kishte takuar pilotë ushtarakë gjatë mandatit të tij të parë dhe të dytë presidencial, të cilët i kishin treguar përvoja të pazakonta gjatë fluturimeve.

Ai theksoi se rrëfimet e tyre i kishin bërë përshtypje, megjithëse nuk e konsideron veten një besimtar të UFO-ve.

Deklaratat vijnë në një kohë kur autoritetet amerikane, po shqyrtojnë dhe publikojnë materiale të klasifikuara më parë, lidhur me fenomenet anomale të paidentifikuara (UAP), termi që përdoret zyrtarisht për objektet apo dukuritë ajrore që nuk mund të shpjegohen menjëherë.

Në dokumentet e publikuara përfshihen edhe raportime të agjentëve federalë, të cilët në vitin 2026 pretenduan se kishin parë një objekt të zi në formë trekëndore mbi një zonë malore.

Sipas dëshmive, objekti ishte ngritur vertikalisht, kishte qëndruar pezull pa zhurmë dhe më pas ishte larguar me shpejtësi drejt një kanioni.

Dëshmitarët nuk kishin parë motorë, helika apo shenja të tjera të dukshme shtytjeje.

Megjithatë, identiteti dhe natyra e objektit nuk u përcaktuan, ndërsa shpejtësia e tij ishte vlerësuar nga dëshmitarët dhe jo matur me instrumente.

Autoritetet amerikane nuk kanë konfirmuar se këto raste kanë lidhje me jashtëtokësorët.

Publikimi i dokumenteve synon të bëjë të disponueshme raportimet dhe materialet e mbledhura nga institucionet shtetërore, për fenomene që mbeten të pashpjeguara. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.