🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.91 ▼0.24%
ARI 4,130 ▲1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,412 ▲ +2.86% ETH $2,415 ▲ +4.66% XRP $1.3126 ▲ +2.84% SOL $95.8800 ▲ +2.92%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.91 ▼0.24 % ARI 4,130 ▲1.39 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.91 ▼0.24 % ARI 4,130 ▲1.39 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump shpall luftë ekonomike ndaj Iranit

UASHINGTON, 20 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi nisjen e asaj që e cilësoi si një luftë ekonomike të paprecedentë kundër Iranit, në një kohë kur negociatat me Teheranin kanë ngecur.

Në një deklaratë të publikuar në platformën e tij Truth Social, Trump tha se Republika Islamike e Iranit kishte pasur një mundësi të madhe për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sipas tij, Teherani nuk e kishte shfrytëzuar atë.

“Prandaj, sot po njoftoj operacionin ekonomik më shkatërrues të ndërmarrë ndonjëherë kundër një vendi”, shkroi presidenti Trump, duke e përshkruar masën si “luftë ekonomike dhe izolim në një shkallë të paprecedentë”.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu vendet që vazhdojnë të mbështesin Iranin.

Sipas tij, çdo shtet që lejon institucionet financiare, bizneset, aeroportet apo entitetet qeveritare të ofrojnë çdo lloj ndihme për Iranin do të përballet vetë me pasoja të mëdha ekonomike.

Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për mbështetjen e aleatëve të tyre për të izoluar Teheranin dhe për t’iu kundërvënë asaj që ai e konsideron kërcënim nga Irani.

Deklarata shënon një përshkallëzim të fortë të presionit ekonomik amerikan ndaj Iranit.

Uashingtoni synon të kufizojë më tej mundësinë e Teheranit për të përdorur sistemin financiar ndërkombëtar dhe për të zhvilluar marrëdhënie tregtare me vendet e tjera.

Kërcënimi për të ndëshkuar edhe vendet e treta që vazhdojnë të bëjnë biznes me Iranin mund ta zgjerojë ndjeshëm përplasjen ekonomike, duke vendosur në një pozitë të vështirë kompani dhe qeveri që kanë marrëdhënie tregtare me Teheranin. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.