☁️
Tiranë 9°C · Vranët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.28 ▲0.18%
ARI 4,076 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,479 ▲ +3.92% ETH $2,425 ▲ +6.62% XRP $1.3053 ▲ +2.26% SOL $95.5400 ▲ +2.92%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.28 ▲0.18 % ARI 4,076 ▲0.06 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.28 ▲0.18 % ARI 4,076 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
05 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA vendosi sanksione ndaj Iranit, Kina kërkon të shmanget çdo masë që mund të rrisë tensionet

Kina ka paralajmëruar të hënën se sanksionet dhe presioni ekonomik nuk janë mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet, ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiten të vendosin një paketë të gjerë sanksionesh ndaj Iranit dhe partnerëve të tij tregtarë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, deklaroi në Pekin se masat e presionit vetëm sa çojnë në përshkallëzim të tensioneve.

“Përshkallëzimi nuk i shërben interesave të askujt”, tha Lin, duke u bërë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo masë që mund të rrisë më tej tensionet apo të dëmtojë ekonominë globale dhe stabilitetin financiar.

Deklaratat e Pekinit vijnë ndërsa administrata e Presidentit Donald Trump po përgatitet të vendosë sanksione ndaj Teheranit dhe partnerëve të tij tregtarë, në kushtet e konfliktit të vazhdueshëm mes SHBA-së dhe Iranit.

Teherani i ka dënuar sanksionet amerikane si “terrorizëm ekonomik”, duke argumentuar se ato janë të destinuara të dështojnë.

Kina u ka bërë thirrje palëve të përfshira në konflikt që të rikthehen sa më shpejt në rrugën e dialogut dhe negociatave për të gjetur një zgjidhje politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.