☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,662 ▼0.6%
DOW 52,893 ▼1.07%
NASDAQ 26,085 ▼0.93%
NAFTA 86.65 ▲2.68%
ARI 4,576 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,786 ▲ +6.73% ETH $2,347 ▲ +12.26% XRP $1.3154 ▲ +23.84% SOL $87.6100 ▲ +7.35%
S&P 500 7,662 ▼0.6 % DOW 52,893 ▼1.07 % NASDAQ 26,085 ▼0.93 % NAFTA 86.65 ▲2.68 % ARI 4,576 ▲0.68 % S&P 500 7,662 ▼0.6 % DOW 52,893 ▼1.07 % NASDAQ 26,085 ▼0.93 % NAFTA 86.65 ▲2.68 % ARI 4,576 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

Shërbimi i Ndërlidhjes kremton 95-vjetorin, Nufi: Komponent strategjik i sigurisë kombëtare

Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ka kremtuar 95-vjetorin e krijimit të Shërbimit të Ndërlidhjes.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjenerallejtënant Arben Kingji, si dhe gjeneralë, oficerë, nënoficerë, punonjës civilë, ushtarë, veteranë të Shërbimit të Ndërlidhjes etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Nufi theksoi se, Shërbimi i Ndërlidhjes është një komponent shumë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm i Forcave të Armatosura, pa të cilin asnjë operacion nuk mund të realizohet, pasi siguron komunikimin.

Ai shprehu mirënjohje për të gjithë brezat që kanë shërbyer në këtë strukturë, duke vlerësuar veçanërisht kontributin e veteranëve dhe efektivëve aktualë që vijojnë të garantojnë funksionimin e sistemeve të komunikimit dhe mbrojtjes kibernetike.

Më tej, Ministri Nufi u shpreh se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka rritur ndjeshëm kapacitetet e ndërlidhjes dhe mbrojtjes kibernetike, duke mundësuar ndërveprimin e plotë me sistemet e Aleancës.

“Si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka një përgjegjësi të qartë dhe ambicie të mëdha. Sot, sistemet tona të ndërlidhjes janë të ndërveprueshme me ato të Aleancës, duke iu mundësuar komunikim të sigurt dhe të besueshëm në çdo operacion të përbashkët. Ky është rezultat i profesionalizmit tuaj, por edhe i investimeve të vazhdueshme në modernizimin e teknologjive dhe zhvillimeve njerëzore. Në këtë rrugëtim, shprehim mirënjohjen tonë për partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe për të gjithë aleatët dhe partnerët që kanë mbështetur zhvillimin e kapaciteteve tona. Falë këtij bashkëpunimi, kemi rritur standardet e trajnimit, kemi modernizuar infrastrukturën dhe kemi ndërtuar kapacitete, që sot janë plotësisht të integruara në arkitekturën e sigurisë së Aleancës”, u shpreh Ministri Nufi.

Ai theksoi se modernizimi i Forcave të Armatosura mbetet prioritet i qeverisë shqiptare, duke përfshirë investime në teknologji, infrastrukturë kritike dhe zhvillim profesional të personelit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.