☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.46 ▼0.54%
ARI 4,136 ▼1.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,385 ▼ -2.69% ETH $1,652 ▼ -5.39% XRP $1.1044 ▼ -2.6% SOL $68.9800 ▼ -6.46%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.46 ▼0.54 % ARI 4,136 ▼1.59 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.46 ▼0.54 % ARI 4,136 ▼1.59 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Bota

Shitet për 906 mijë dollarë jeleku i shpëtimit nga fundosja e Titanikut

Një jelek shpëtimi i përdorur gjatë tragjedisë së fundosjes së anijes së e Titanikut është shitur në ankand për plot 906 mijë dollarë, duke dëshmuar edhe

Një jelek shpëtimi i përdorur gjatë tragjedisë së fundosjes së anijes së e Titanikut është shitur në ankand për plot 906 mijë dollarë, duke dëshmuar edhe një herë interesin e madh global për historinë e anijes legjendare.

Jeleku i shpëtimit i përkiste Laura Mabel Francatelli, një pasagjere e klasit të parë që arriti të mbijetonte natën e fundosjes. Jeleku u shit për 670 mijë paund, shumë mbi vlerësimin fillestar prej 250–350 mijë paundësh.

Objekti mban firmat e Francatellit dhe të mbijetuarve të tjerë nga e njëjta varkë shpëtimi, çka e rrit ndjeshëm vlerën e tij historike dhe koleksionuese.

Në të njëjtin ankand, një jastëk nga një varkë shpëtimi u shit për 390 mijë paund, duke reflektuar interesin e lartë të koleksionistëve për objekte të lidhura me Titanikun.

Drejtuesi i ankandit, Andrew Aldridge, deklaroi se çmimet rekord tregojnë jo vetëm interesin e vazhdueshëm për këtë ngjarje historike, por edhe respektin për viktimat dhe të mbijetuarit.

RMS Titanik, e konsideruar si anija më luksoze e kohës së saj, u mbyt më 15 prill 1912 pasi u përplas me një ajsberg gjatë udhëtimit të parë drejt Nju Jorkut. Rreth 1,500 nga 2,200 personat në bord humbën jetën.

Më shumë se një shekull pas tragjedisë, Titaniku vazhdon të magjepsë botën, ndërsa objektet e mbetura nga ajo natë tragjike mbeten dëshmi të gjalla të një prej katastrofave më të njohura detare në histori.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.