🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 93.23 ▼2.98%
ARI 4,056 ▲2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,284 ▲ +1.36% ETH $2,315 ▲ +1.45% XRP $1.2799 ▼ -0.13% SOL $92.7800 ▼ -0.44%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 93.23 ▼2.98 % ARI 4,056 ▲2.92 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 93.23 ▼2.98 % ARI 4,056 ▲2.92 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Shkupi shënon 63 vjetorin e tërmetit katastrofik

Shkupi sot shënon 63 vjetorin e tërmetit katastrofik që ndodhi më 26 korrik të vitit 1963, kur jetën e humbën 1.070 persona, ndërsa 3.000 ishin lënduar.

Tërmeti në Shkup në vitin 1963 është i njohur si një nga tragjeditë më të mëdha që kanë ndodhur në historinë e qytetit, por njëkohësisht edhe një mundësi për botën të tregojë solidaritet dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen e komunitetit.

Tërmeti katastrofik në Shkup ndodhi në ora 5 e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri ora 5 e 43 minuta. Me këtë rast, ishin rrënuar 15.800 banesa, ndërsa janë dëmtuar 28.000. Mbi 200.000 njerëz kishin mbetur pa kulm mbi kokë.Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar kishte dërguar apel deri te të gjithë organizatat, të organizojnë ushqim, ndërsa Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim deri te të gjithë parlamentet dhe qeveritë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e qytetit.

Organizatat humanitare në shumë vende filluan me grumbullimin e ndihmës për Shkupin. Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë aktivitete për ndihmë afatgjate për qytetin e rrënuar.

Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan që Asambleja e përgjithshme ta vendos në rend të ditës të mbledhjes së saj pikën për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup ku më 27 shtator, Asambleja e përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për ndihmë për Shkupin.

Më 14 tetor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi rezolutë për dhënien e ndihmës për Qeverinë jugosllave gjatë rikonstruimit të Shkupit. Në debatin për ndihmën e Shkupit, Asambleja e përgjithshme i ka dëgjuar fjalimet e përfaqësuesve të mbi 20 vendeve nga të gjitha kontinentet. Kjo ditë ka mbetur në analet e Kombeve të Bashkuara si ditë e Shkupit.

Në historinë e tij të gjatë, qyteti u shemb dhe u rilind disa herë. Në hapësirën ndërmjet fshatrave Zllokuçan dhe Bardovcë, ndodhej qyteti i Skupit, mitropoli i krahinës së Dardanisë. Ky qytet romak u shkatërrua plotësisht nga një tërmet në vitin 518. Në atë kohë në krahinën e Dardanisë u shkatërruan 24 kalaja të qytetit. Fuqia e këtij tërmeti ishte 10 – 11 ballë. Tërmeti katastrofik e shkatërroi plotësisht Skupin. Gjatë tërmetit, në tokë u krijuan shumë çarje. Masa të mëdha shkëmbi ranë nga kodrat përreth. Shkupi më pas u ndërtua në vendin aktual.

Tërmeti i ardhshëm katastrofik ka ndodhur në vitin 1555. Intensiteti i tij ishte rreth 10 ballë, pas çka qyteti ishte rrënuar për të dytën herë.

Shkatërrimi i tretë i fundit katastrofik i madh i Shkupit ndodhi 63 vjet më parë, më 26 korrik 1963, kur Shkupi u godit nga një tërmet me magnitudë nëntë të shkallës së Merkalit ose gjashtë të shkallës Rihter me epiqendër në sheshin “Maqedonia”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.