Shpërthim në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur
Një shpërthim i fortë është regjistruar këtë të martë në një pikë karburanti në Sarandë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” dhe raportohet për dy të plagosur.
Ata janë transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit të Sarandës. Nga informacionet e para, të plagosurit janë Fatmir Pema dhe Florian Bica.
Forca të shumta policie e zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.