☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,806 ▼ -0.24% ETH $2,236 ▼ -0.33% XRP $1.1610 ▼ -1.76% SOL $89.5100 ▼ -0.88%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Bota

Shpërthimi i Ebolës në Kongo kalon 3500 raste

Shpërthimi i virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka kaluar 3.500 raste të konfirmuara, duke u bërë shpërthimi i dytë më i madh në botë për nga numri i infeksioneve të regjistruara.

Sipas autoriteteve shëndetësore, që nga shpallja e epidemisë në mesin e muajit maj janë konfirmuar 3.532 raste, duke tejkaluar shpërthimin e viteve 2018–2020 në vend, kur u regjistruan rreth 3.470 raste.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se deri më tani 1.556 persona kanë humbur jetën nga virusi, ndërsa shkalla e vdekshmërisë ka arritur në 44,1%. Aktualisht, 807 pacientë ndodhen në izolim ose po trajtohen në spital, ndërsa 626 të tjerë janë shëruar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm epidemia e Afrikës Perëndimore gjatë viteve 2014–2016, që preku Guinenë, Liberinë dhe Sierra Leonen, ka regjistruar më shumë raste, me 28.616 të infektuar dhe 11.310 viktima.

Virusi është përhapur në pesë provinca të Republikës Demokratike të Kongos: Haut-Uele, Ituri, Kivu Verior, Kivu Jugor dhe Tshopo. Provinca Ituri mbetet epiqendra e epidemisë, e shkaktuar nga varianti Bundibugyo i virusit Ebola.

Deri më tani nuk ekziston një vaksinë apo trajtim specifik i miratuar për variantin Bundibugyo. Megjithatë, Koalicioni për Inovacionet e Gatishmërisë Epidemike (CEPI) ka njoftuar një partneritet me Hilleman Laboratories, me seli në Singapor, për të përshpejtuar zhvillimin e një vaksine kandidate kundër këtij varianti.

Sipas CEPI-t, projekti do të mbështetet me deri në 8,5 milionë dollarë për zhvillimin dhe prodhimin e dozave të nevojshme për sprovat klinike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.