☁️
Tiranë 14°C · Vranët 14 May 2026
S&P 500 7,444 ▲0.58%
DOW 49,693 ▼0.14%
NASDAQ 26,402 ▲1.2%
NAFTA 100.90 ▼0.12%
ARI 4,698 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $79,324 ▼ -1.62% ETH $2,253 ▼ -1.45% XRP $1.4205 ▼ -1.49% SOL $90.9700 ▼ -4.03%
S&P 500 7,444 ▲0.58 % DOW 49,693 ▼0.14 % NASDAQ 26,402 ▲1.2 % NAFTA 100.90 ▼0.12 % ARI 4,698 ▼0.18 % S&P 500 7,444 ▲0.58 % DOW 49,693 ▼0.14 % NASDAQ 26,402 ▲1.2 % NAFTA 100.90 ▼0.12 % ARI 4,698 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
14 May 2026
Breaking
Kronika

Shqipëri, Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Belerit për vendimet mbi arrestin e tij

Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot pretendimet e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Alfred Beleri për t’i shpallur si antikushtetuese vendimet e tre gjykatave, që konfirmonin arrestin e tij me burg në dyshimet për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Beleri pretendon se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Apeli i Posaçëm dhe Gjykata e Lartë kanë zhvilluar një proces të parregullt ligjor, duke i cënuar të drejtën për t’u zgjedhur dhe për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës të zotit Beleri, duke argumentuar se nuk gjeti cënim të së drejtës së tij për t’u zgjedhur. Gjykata theksoi po ashtu se në rastin e tij nuk gjeti cënim të prezumimit të pafajësisë, ndërsa vlerësoi, që masa “Arrest në burg”, e vendosur nga gjykatat, nuk duket jo-proporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes.

Zoti Beleri, u arrestua dy ditë pëpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar, nën dyshimet se kishte ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Në fillim të marsit Gjykata e Posaçme e dënoi atë me dy vjet burg.

Zoti Beleri, përfaqësues i pakicave greke në Shqipëri, ka pretenduar gjatë gjithë kohës se arrestimi por dhe vendimi i dënimit të tij, ishin të motivuar politikisht. Rasti i tij, ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Greqia ka përdorur të drejtën e saj të vetos për të penguar avancimin në procesin e anëtarësimit, duke bllokuar nisjen e bisedimeve mes Komisionit Europian dhe Shqipërisë për grup-kapitujt e parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.