Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 84.82 ▼3.29%
ARI 4,231 ▲2.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,677 ▲ +0.96% ETH $1,671 ▲ +0.41% XRP $1.1398 ▲ +1.59% SOL $66.8300 ▲ +1.5%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.82 ▼3.29 % ARI 4,231 ▲2.85 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.82 ▼3.29 % ARI 4,231 ▲2.85 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Politika

“Shqipëria Bëhet” kallëzim në SPAK për sektorin e naftës: Dyshime për abuzim dhe keqadministrim

“Shqipëria Bëhet” kallëzim në SPAK për sektorin e naftës: Dyshime për abuzim dhe keqadministrim

Përfaqësues të partisë “Shqipëria Bëhet” kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK, duke kërkuar hetim të thelluar mbi mënyrën e administrimit të sektorit të naftës dhe hidrokarbureve në vend.

Sipas tyre, ekzistojnë dyshime për abuzime dhe korrupsion në menaxhimin e pasurive natyrore, ndërsa kanë dorëzuar edhe dokumente dhe komunikime me institucione, që sipas tyre mbështesin pretendimet.

“I kërkojmë SPAK të hetojë imtësisht kontratat e naftës dhe hidrokarbureve, si dhe të verifikojë çdo rast të mundshëm korrupsioni nga zyrtarë apo subjekte që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga nëntoka jonë”, deklaruan përfaqësuesit e partisë.

Ata theksojnë se, bazuar në komunikimet e deritanishme, hetimi duhet të përfshijë të gjitha kontratat ekzistuese në këtë sektor, duke pretenduar se megjithëse janë nxjerrë mbi 16 milionë ton naftë, përfitimet nuk kanë shkuar në interes të qytetarëve.

Kreu i kësaj force politike, Adriatik Lapaj, u shpreh se është thelbësore që Republika e Shqipërisë të rimarrë kontrollin mbi pasuritë e saj natyrore, përfshirë naftën, bakrin dhe kromin.

“Janë miliona ton pasuri që nuk kanë sjellë mirëqenie për shqiptarët, por shpeshherë varfëri dhe ndotje. Ne do të vijojmë me kallëzime dhe mbledhje faktesh për të gjithë sektorët”, tha ai.

Lapaj theksoi se qëllimi është që burimet natyrore të vendit të administrohen në mënyrë të drejtë dhe përfitimet të shkojnë në dobi të qytetarëve, duke kërkuar një hetim të plotë dhe transparent nga institucionet përgjegjëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.